Focus

qer192020

Coronavirusi. Mbyllet para kohe studimi mbi tocilizumabin. Nuk ka përfitime për pacientët

"Është mbyllur para kohe, pas regjistrimit të 126 pacientëve (një e treta e rasteve të pritshme), studimi me përzgjedhje rastësore, që do të vlerësonte efikasitetin e tocilizumabit, i administruar në një fazë të hershme, në krahasim me terapinë standarde te pacientët me pneumoni Covid-19 të nisur së fundmi dhe që kërkonin asistencë spitalore, por jo procedura ventilimi mekanik invazive apo gjysmë-invazive".

Këtë e bën të ditur Agjencia Italiane e Barnave, duke iu referuar faktit që "studimi nuk ka treguar asnjë përfitim te pacientët e trajtuar, as përsa i përket rëndimit  (hyrjes në kujdesin intensiv) dhe as përsa i përket mbijetesës".

"Kështu, thotë AIFA, në këtë popullatë pacientësh në një fazë më pak të përparuar të sëmundjes, studimi mund të konsiderohet i rëndësishëm dhe përfundimtar, ndërsa në pacientët me sëmundje më të ashpër, presim rezultatet e studimeve të tjera ende në zhvillim". Studimi u promovua nga njësia shëndetësore lokale - IRCCS në Rexhio Emilia (me në krye profesorët Carlo Salvarani dhe Massimo Costantini) dhe u krye me bashkëpunimin e 24 qendrave. Ky është studimi i parë i rastit i përfunduar ndërkombëtarisht për tocilizumabin dhe i kryer tërësisht në Itali.

Nga 126 pacientë të rastit, kujton AIFA, 3 u përjashtuan nga analizat sepse tërhoqën pëlqimin. Analiza e 123 pacientëve të mbetur tregoi një përqindje të ngjashme të rëndimit në dy javët e para te pacientët e përzgjedhur për të marrë tocilizumab dhe te pacientët që merrnin terapinë standarde (28.3% kundrejt 27.0%). Nuk është vërejtur ndonjë ndryshim domethënës në numrin e përgjithshëm të qasjeve ndaj terapisë intensive (10.0% kundrejt 7.9%) dhe në vdekshmërinë 30-ditore (3.3% përkundrejt 3.2%). Në kontekstin e trajtimit të pacientëve me Covid-19, tocilizumabi duhet të konsiderohet, paralajmëron AIFA, një medikament eksperimental, përdorimi i të cilit duhet të jetë i kufizuar vetëm në kontekstin e provave klinike me përzgjedhje rastësore.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>