Focus

qer302020

Covid-19. Studimi i madh britanik përshkruan komplikacionet e trurit

Një studim i botuar në "Lancet Psychiatry", përshkruan një seri komplikacionesh neurologjike dhe psikiatrike që mund të lidhen me sëmundjen e shkaktuar nga coronavirusi i ri. "Ka pasur raporte në rritje për një lidhje mes infeksionit Covid-19 dhe komplikacioneve të mundshme neurologjike ose psikiatrike, por deri më tani këto zakonisht kanë qenë të kufizuara në studime me dhjetë pacientë ose më pak. Studimi ynë është studimi i parë kombëtar i komplikacioneve neurologjike që lidhen me Covid-19, por është e rëndësishme të theksohet se është i përqendruar në raste mjaft serioze për të cilat kërkohet shtrimi në spital", thotë Benedict Michael, nga Universiteti i Liverpulit, i cili drejtoi ekipin.

Studimi përfshiu 125 pacientë nga Britania e Madhe, me infeksion Covid-19 të konfirmuar me testin PCR, infeksion të mundshëm të diagnostikuar me radiografi të gjoksit ose CT dhe me infeksion të mundshëm, kur pacientët kishin simptoma që përputhen me sëmundjen, por testet diagnostikuese ishin negative ose nuk ishin realizuar. Komplikacioni cerebral i vënë re më së shumti është iktusi, i raportuar në 77 nga 125 pacientë. Nga këta, 57 kanë patur një iktus ishemik, 9 patën iktus të shkaktuar nga një hemorragji cerebrale dhe iktus të shkaktuar nga inflamacioni në enët e gjakut të trurit. Nga 39 pacientë që shfaqën shenja konfuzioni ose ndryshime në sjellje nga gjendja mendore e ndryshuar, 9 kishin encefalopati dhe 7 encefalit. 23 të tjerët u diagnostikuan me sëmundje psikiatrike që kryesisht nuk ishin hasur kurrë më parë. Nga këta 23 individë, në detaje, 10 u diagnostikuan me psikozë të saponisur dhe 6 me një sindromë të ngjashme me demencën. Shtatë pacientë shfaqën shenja të një çrregullimi të humorit, përfshirë depresionin e ankthin dhe shumica e tyre ishin nën moshën 60 vjeç.

Autorët theksojnë se do të jenë të nevojshme studime të hollësishme afatgjata për të konfirmuar nëse ekziston ndonjë lidhje midis infeksionit nga Covid-19 dhe fillimit të komplikacioneve psikiatrike ose neuropsikiatrike te pacientët më të rinj. Studime të tilla duhet të përfshijnë krahasimin e reagimit imunitar te pacientët e prekur dhe të paprekur, si dhe hetimin e faktorëve gjenetikë që mund të mbështesin zhvillimin e sëmundjes.


Lancet Psychiatry 2020. Doi: 10.1016/S2215-0366(20)30287-X
https://doi.org/10.1016/S2215-0366(20)30287-X


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>