Focus

dhj42020

Covid-19. Problemet neurologjike lindin nga përgjigjja imune

Nuk është vetë Sars-CoV-2, por reagimi imun ndaj virusit, ai që po shkakton konfuzion dhe simptoma të tjera neurologjike te disa pacientë me Covid-19, sipas një studimi të botuar në "Neurology".
"Me përvojën e akumuluar nga sëmundja, është bërë e qartë se simptomat dhe shenjat neurologjike janë të zakonshme te pacientët që vuajnë nga Covid-19. Simptomat e raportuara në fazën akute të sëmundjes kanë përfshirë, për shembull, delirin, ndryshimet e personalitetit dhe problemet e kujtesës; të gjitha shenja të përfshirjes ose insuficiencës cerebrale. Këto shenja ndodhin më shpesh në raste të rënda dhe zakonisht, janë të përkohshme", shpjegon Arvid Edén, nga Universiteti i Gothenburgut dhe Spitali Universitar Sahlgrenska, emri kryesor i studimit.

Për të kuptuar nëse SARS-CoV-2 mund të infektojë drejtpërdrejt trurin dhe sistemin nervor qendror, studiuesit morën mostra të lëngut cerebrospinal (CSF) nga gjashtë pacientë të shtruar në Spitalin Universitar Sahlgrenska me Covid-19 të moderuar ose të rëndë dhe shenja të përfshirjes cerebrale. Ata më pas analizuan mostrat për bioshenjues, duke gjetur në secilin pacient nivele të rritura dukshëm të neopterinës dhe beta-2-mikroglobulinës, të cilat zakonisht janë treguese të aktivizimit substancial të qelizave imune të trurit.
Në dy raste, është vënë re edhe një shtim në zinxhirët e lehtë të neurofilamentit (NFL), një shënues i ndjeshëm ndaj dëmtimit të qelizave nervore. Përkundrazi, nuk u vërejt asnjë ndikim në shënjuesit që sinjalizojnë dëmtimin e barrierës hematoencefalike, prodhimin lokal të antitrupave ose një rritje të numrit të qelizave të bardha të gjakut, që janë të zakonshme gjatë infeksioneve virale në sistemin nervor qendror. Sa u përket provave të invazionit efektiv të trurit nga ana e Sars-CoV-2, rezultatet e analizës ishin të pasigurta, por shumica e indikacioneve çuan në besimin se asnjë virus nuk ishte i pranishëm në lëngun cerebrospinal, ose të paktën jo në një masë të konsiderueshme.

"Në përgjithësi, ne shohim një pamje të pazakontë me inflamacion të theksuar dhe nganjëherë dëmtime të qelizave nervore, por pa rekrutim të qelizave imune nga qarkullimi i gjakut, viruse të zbulueshme ose dëmtim të barrierës hematoencefalike, që zakonisht gjenden në infeksionet virale në tru", përfundojnë autorët.


Neurology 2020. Doi: 10.1212/WNL.0000000000010977
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000010977


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>