Focus

dhj72020

Covid-19. Asistenca në shtëpi pas daljes nga spitali, mund të sjellë ndryshime te disa pacientë

Sipas një studimi të botuar në "Annals of Internal Medicine", disa pacientë që kanë dalë nga spitali pas COVID-19, paraqitën simptoma të tilla si dhimbje, lodhje dhe dispne dhe disa varësi funksionale, por me ndihmën e asistencës shëndetësore në shtëpi ato u përmirësuan në pjesën më të madhe të rasteve.

"Deri më tani, nuk kishte të dhëna në dispozicion për rezultatet e pacientëve COVID-19 që janë kthyer në shtëpi pas shtrimit në spital dhe nevojat e tyre për shërim. Ne kemi vënë re se sëmundje të tilla shoqëruese si insuficienca kardiake dhe diabeti, si dhe disa karakteristika të pranishme në momentin e shtrimit në spital, kanë identifikuar pacientë me rrezik më të madh nga një ngjarje e pafavorshme", shpjegon Kathryn Bowles (Universiteti i Pensilvanisë), autorja kryesore e studimit. Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 1,400 pacientëve COVID-19 të ndjekur me asistencë shëndetësore në shtëpi pas daljes nga spitali. Pas një mesatareje prej 32 ditësh asistence në shtëpi, 94% e pacientëve nuk kishin më nevojë për shërbimin dhe shumica arritën përmirësime statistikisht të rëndësishme sa u përket simptomave dhe në funksionet e tyre.
Rreziku i shtrimit në spital ose i vdekjes ishte më i lartë për pacientët meshkuj, të bardhë dhe për individët me insuficiencë kardiake, diabet me komplikacione, dy ose më shumë vizita në urgjencë gjatë gjashtë muajve të fundit, dhimbje të përditshme ose të vazhdueshme, dëmtime konjitive apo varësi funksionale. Mes këtyre pacientëve, 11 vdiqën, 137 u shtruan në spital dhe 23 kishin nevojë për asistencë shëndetësore në shtëpi, përtej fundit të periudhës së studimit.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit tregojnë se ofruesit e asistencës akute duhet të marrin në konsideratë me kujdes se cilët të mbijetuar të COVID-19 mund të përfitojnë nga asistenca shëndetësore në shtëpi pas shtrimit në spital. "Në këtë drejtim, do të ishte shumë i nevojshëm një mjet mbështetës për identifikimin e pacientëve të shtruar në spital të cilët duhet të referohen për asistencë shëndetësore në shtëpi", përfundon Bowles.


Annals Internal Medicine 2020. Doi: 10.7326/M20-5206


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>