Focus

dhj142020

Covid-19. Mosha, shkaku kryesor i vdekjes, por disa barna, favorizojnë mbijetesën. Ja, cilat janë

Përdorimi i statinave, frenuesve të enzimës konvertuese të angiotensinës dhe bllokuesve të kanaleve të kalciumit është shoqëruar me një mundësi më të vogël për vdekje, te pacientët me infeksion Covid-19 në spitalet e kujdesit akut në Shtetet e Bashkuara, për të cilët, mosha e përparuar është një faktor përcaktues rreziku. Këto janë rezultatet e një studimi të botuar në "Jama Network Open". "Covid-19 ka infektuar më shumë se 8.1 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe ka vrarë më shumë se 221,000. Sidoqoftë, ne kemi vërejtur një mungesë të hulumtimit mbi epidemiologjinë dhe rezultatet klinike te pacientët amerikanë me Covid-19", shpjegon Ning Rosenthal, i Premier Applied Science, Sharlot, Shtetet e Bashkuara, autori kryesor i studimit.

Studiuesit donin të kuptonin më mirë karakteristikat e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet amerikane dhe të ekzaminonin faktorët e rrezikut që lidhen me vdekshmërinë spitalore, duke përdorur një bazë të dhënash të madhe administrative spitalore me larmi gjeografike, që përmbledh 592 spitale të kujdesit akut në Shtetet e Bashkuara. Në analizë u përfshinë vizitat ambulatore dhe spitalore me diagnozë daljeje nga spitali primare apo sekondare të Covid-1 në periudhën 1 prill-31 maj 2020. Gjithsej, ishin 64,781 pacientë me Covid-19 me moshë mesatare 46 vjeç për pacientët e jashtëm dhe 65 vjeç për pacientët e shtruar; nga këta, 31,968 ishin burra, 25,841 ishin të bardhë dhe 14,340 ishin me ngjyrë. Vdekshmëria në spital ishte 20.3% mes 7,164 pacientëve të shtruar në spital.
Gjithsej, 5,625 pacientë kërkuan ventilim mekanik invaziv dhe 6,849 u pranuan në terapinë intensive. Qëndrimi mesatar i pacientit në repart ishte gjashtë ditë, ndërsa ai në terapinë intensive ishte pesë ditë. Komplikacionet e zakonshme akute midis pacientëve të shtruar në spital përfshinin insuficiencën respiratore akute, insuficiencën renale akute dhe sepsisin dhe mosha e përparuar ka qenë një faktor rreziku më i lidhur me vdekjen.

Përdorimi i statinave, frenuesve të enzimës konvertuese të angiotensinës dhe bllokuesve të kanaleve të kalciumit u shoqërua me një ulje të mundësisë për vdekje. Ekspertët gjithashtu vërejnë se krahasuar me pacientët që nuk merrnin hidroksilklorokinë apo azitromicinë, pacientët që i morën të dyja barnat, kishin më shumë të ngjarë të vdisnin.


JAMA Network Open 2020. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2020.29058
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2020.29058


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>