Focus

dhj182020

Covid-19. Një makinë llogaritëse online, vlerëson kujt i duhet bërë më parë vaksina

Studiuesit e Shkollës së Shëndetit Publik "Johns Hopkins" Bloomberg kanë botuar në "Nature Medicine" një studim në të cilin përshkruajnë një makinë llogaritëse të krijuar prej tyre, që është e dobishme për vlerësimin e rrezikut të vdekjes nga Covid-19 në nivelin individual dhe në atë komunitar. Algoritmi që qëndron në bazë të makinës llogaritëse, përdor informacione nga studime të mëdha ekzistuese dhe vlerësimi i rrezikut zbatohet për individët në popullatën e përgjithshme që nuk janë të infektuar në kohën e analizës, duke kapur faktorë të lidhur me rrezikun e infeksionit në të ardhmen dhe komplikacionet pas infeksionit.

"Llogaritësi ynë bën një qasje sasiore dhe duhet të përfshijë udhëzime të tjera cilësore, të tilla si ato të Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe Mjekësisë, për përcaktimin e rreziqeve individuale e të komunitetit dhe shpërndarjen e vaksinave", shpjegon Nilanjan Chatterjee, i cili drejtoi grupin e punës. Studiuesit kanë zhvilluar modelin e tyre të rrezikut duke përdorur grupe të ndryshme të dhënash në lidhje me Covid-19 dhe më pas e validuan modelin për të parashikuar nivelet e vdekshmërisë bazuar në vdekjet e fundit në qytetet dhe në qarqet e SHBA-së.

Llogaritësi i jep mundësi përdoruesit të përcaktojë rrezikun individual bazuar në faktorë të tillë si mosha, seksi, raca/etnia e anamneza dhe mund të përdoret për të përcaktuar rrezikun për një grup, për shembull për një komunitet të veçantë, kompani ose universitet, bazuar në grupin e faktorëve përkatës që përcaktojnë vetë grupin. Në studim, për shembull, ekspertët përdorën llogaritësin e tyre për të përshkruar shpërndarjen e rrezikut për të gjithë popullsinë e SHBA-së, duke treguar se vetëm rreth 4% e popullsisë me rrezik të lartë kontribuon në gati 50% të vdekjeve të përgjithshme nga sëmundja. Studiuesit gjithashtu treguan se rreziku në nivel popullsie ndryshon shumë nga qyteti në qytet dhe nga qarku në qark. Aktualisht, mjeti përditësohet çdo javë për të përfshirë informacionin mbi dinamikat e pandemisë në të gjithë vendin. Autorët besojnë se llogaritësi i tyre do të jetë i dobishëm për caktimin e përparësive të vaksinave të para Covid-19 dhe burimeve të tjera parandaluese, siç janë maskat N95.


Nature Medicine 2020. Doi: 10.1038/s41591-020-01191-8
https://doi.org/10.1038/s41591-020-01191-8


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>