Focus

shk22021

Kush është më pak në formë, ka më shumë mundësi të zhvillojë psoriazë

Sipas një studimi të publikuar në "Plos One", te të rinjtë e rritur ekziston lidhja mes formës së dobët fizike dhe një rreziku më të lartë për të zhvilluar psoriazë.

"Dihet tashmë se forma e dobët fizike shton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe psoriaza është gjithashtu e lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare. Rezultatet e studimit tonë konfirmojnë se ka arsye bindëse se vlerësimi i formës fizike të njerëzve kur ata janë shumë të rinj, identifikon individët më të rrezikuar për rezultate negative shëndetësore gjatë viteve të ardhshme", thotë Marta Laskowski (Universiteti i Gotenburgut dhe Spitali Universitar Sahlgrenska Suedi), autore kryesore e punimit.

Kërkuesit kanë studiuar të dhënat e më shumë se 1.2 milionë burrave të regjistruar në moshën 18-vjeçare në ushtrinë suedeze, në periudhën 1968-2005 dhe të cilët iu nënshtruan një testimi në biçikletë për të vlerësuar gjendjen e tyre fizike. Bazuar në rezultatet e testit, pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe (formë fizike e dobët, mesatare dhe e mirë). Më tej, ekspertët i kryqëzuan këto të dhëna me regjistrat suedezë të pacientëve, duke përjashtuar nga studimi ata që ishin diagnostikuar tashmë me psoriazë ose artrit psoriatik në kohën e regjistrimit dhe vunë re se pak më shumë se 23,000 rekrutë kanë zhvilluar midis moshës 37 dhe 51 vjeç, njërën apo tjetrën nga dy patologjitë dhe se kjo kishte ndodhur me 2.5% të grupit me formë të dobët fizike dhe vetëm 1.7% të grupit në formë të mirë fizike. Në grupin në formë të dobët fizike, krahasuar me grupin me formë të mirë, rreziku i shfaqjes së psoriazës ishte 35% më i madh dhe ai i zhvillimit të artritit psoriatik 44% më i madh.

"Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se, në përgjithësi, njerëzit me psoriazë janë më pak në formë se ata pa sëmundje, që merren me një sasi të njëjtë aktiviteti fizik. Sidoqoftë, arsyet për këtë ndryshim nuk janë sqaruar plotësisht", thekson Laskowski. Autorët kujtojnë se ndër kufizimet e studimit të tyre janë fakti që ata nuk mund të monitoronin tendencat në aftësinë fizike të burrave në vitet midis regjistrimit dhe fillimit të sëmundjes dhe mungesën e të dhënave për pirjen e duhanit, faktor i njohur i rrezikut për psoriazë.

 

PLOS One 2020. Doi: 10.1371/journal.pone.0243348
https://doi.org/10.1371/journal.pone.0243348


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>