Focus

mar22021

Oksimetri. Në SHBA, një udhëzues shpjegon kufizimet dhe përdorimin e saktë

Në një udhëzues, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA), ka njoftuar qytetarët mbi faktin që matja e saturimit të oksigjenit përmes një oksimetri, mund të mos jetë gjithnjë e saktë. "Ndonëse oksimetri mund të jetë i dobishëm për matjen e niveleve të oksigjenit në gjak, këto aparate kanë kufijtë e tyre dhe mund të bëjnë matje të pasakta", shpjegon William Maisel, Zyra e Zhvillimit të Produktit dhe e Cilësisë në FDA. "Pacientët me patologji si Covid-19 nuk duhet t'i besojnë ekskluzivisht matjes së oksimetrit për të monitoruar shëndetin e tyre në shtëpi, por duhet t'iu kushtojnë vëmendje të gjitha simptomave, mbi të gjitha, nëse shfaqen shenja të niveleve të ulëta të saturimit të oksigjenit, siç është mungesa e frymëmarrjes apo ngjyra blu në fytyrë, buzë apo thonj".

Sipas ekspertëve, janë të shumtë faktorët që mund të ndikojnë në saktësinë e këtyre mjeteve, siç janë qarkullimi i dobët, temperatura dhe trashësia e lëkurës, përdorimi i duhanit e manikyrit dhe pigmentimi i errët i lëkurës. Në dokument, FDA-ja sqaron se oksimetrat e pulsit që konsumatorët mund të blejnë në dyqane ose në internet nuk janë të destinuara për përdorim mjekësor dhe nuk janë nën kontrollin e FDA-së, ndërsa ato për përdorim mjekësor janë nën kontroll nga agjencia dhe zakonisht përdoren në spitale dhe klinika, edhe pse ndonjëherë pacientëve u jepet përshkrim për ta përdorur atë në shtëpi.

Udhëzuesi i FDA-së ofron këshilla për të ndihmuar pacientët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor të bëjnë një lexim të saktë dhe të interpretojnë si duhet rezultatet dhe thekson rëndësinë e ndryshimeve ose tendencave në matje. Ekspertët theksojnë se nëse pacientët marrin të dhëna shqetësuese nga një oksimetër, ata duhet të kontaktojnë me mjekun e tyre, veçanërisht nëse simptomat e tyre përkeqësohen ose mendojnë se kanë Covid-19. FDA-ja po vlerëson kërkimet aktuale mbi saktësinë e oksimetrave, duke u përqendruar veçanërisht në studimet që vlerësojnë nëse produktet janë më pak të sakta për njerëzit me lëkurë më të errët dhe rezervon të drejtën për t'i përditësuar udhëzimet e saj bazuar në gjetjet e reja.


FDA
https://www.fda.gov/medical-devices/safety-communications/pulse-oximeter-accuracy-and-limitations-fda-safety-communication

https://www.fda.gov/news-events/fda-brief/fda-brief-fda-warns-about-limitations-and-accuracy-pulse-oximeters 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>