Focus

qer302021

Sars-CoV-2. Sipërfaqet e kontaminuara ka pak gjasa të jenë burim i transmetimit të virusit

Një studim i botuar në "Plos One" konfirmon probabilitetin e ulët që kontaminimi i sipërfaqeve spitalore me Sars-CoV-2 të jetë infektiv. "Për herë të parë, kemi qenë në gjendje të shkëputim gjenomin viral nga mostrat sipërfaqësore të marra në një ambient spitalor. Ne gjetëm Sars-CoV-2 në mostrat që dolën negative kur u testuan përmes RT-PCR dhe kjo sugjeron që teknologjia e sekuencimit është superiore për zbulimin e viruseve në mostrat e mjedisit", tha David Coil, nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, autori i parë i studimit.

Në prill 2020, një shpërthim i COVID-19 midis stafit të spitalit i ka shtyrë studiuesit të verifikonin nëse kishte kontaminim me virus të sipërfaqeve të përdorura më shpesh në terapinë intensive në urgjencën e Qendrës Mjekësore Davis. Ata mblodhën mostra gjatë valëve të para (prill 2020) dhe të dyta (gusht 2020) të COVID-19 nga sipërfaqet dhe filtrat HVAC të spitalit, i analizuan ato dhe vlerësuan përshtatshmërinë e ARN-së përmes sekuencimit. Përkundër një rritjeje të konsiderueshme në numrin e pacientëve në spital me COVID-19 gjatë valës së dytë, ekipi zbuloi se vetëm 2% e tamponëve ishin pozitivë në gusht, krahasuar me 11% të mostrave të mbledhura në prill. "Reduktimi i kontaminimit me virus ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të përmirësimit të menaxhimit të pacientëve në terapinë intensive dhe të protokolleve të pastrimit", shpjegojnë ekspertët.

Studimi tregoi se përmes sekuencimit të gjenomit, mund të zbulohej prania e SARS-CoV-2 edhe nga mostrat që do të ishin të pazbulueshme me testet PCR të përdorura zakonisht. Rezultatet konfirmuan gjithashtu se ARN-ja e SARS-CoV-2 e marrë nga një sipërfaqe, megjithëse përmban një sekuencë gjenomike pothuajse të paprekur, nuk është infektive. Ky zbulim mbështet hipotezën se sipërfaqet e kontaminuara mund të mos jenë mënyrë e rëndësishme për përhapjen e sëmundjes. Sipas studiuesve, sekuencimi i gjenomit, i kryer mbi mostrat e tamponeve të sipërfaqes spitalore është shumë i rëndësishëm, pasi duke marrë sekuenca gjenomike të sakta virale, studiuesit mund të gjurmojnë burimin dhe të kuptojnë se si lëviz infeksioni.


Plos One 2021. Doi: 10.1371/journal.pone.0253578
https://doi.org/10.1371/journal.pone.0253578 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>