Focus

dhj142021

Anemia. Administrimi intravenoz i hekurit shton rrezikun për infeksion

Sipas një rishikimi të gjerë sistematik dhe metaanalize të botuar në Jama, me autor kryesor Akshay Shah (Spitali John Radcliffe në Oksford), hekuri intravenoz shoqërohet me shtim të rrezikut për infeksion. "Për këtë arsye, përdorimi i tij duhet të balancohet mes përfitimet e trajtimit të anemisë dhe reduktimit të nevojës për transfuzione", shkruajnë autorët, të cilët nga viti 1966 deri në vitin 2021, zgjodhën 154 studime klinike me përzgjedhje rastësore (RCT) në Medline, Embase e Cochrane Central Register of Controlled Trials (CENTRAL), me një numër të përgjithshëm prej 32,920 pjesëmarrësish.

Krahasuar me hekurin oral ose me mospërdorimin e tij, hekuri intravenoz shoqërohet me një probabilitet të shtuar për infeksion, pa efekte të dukshme në vdekshmëri ose në kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Si përfundim, kjo metaanalizë tregon se administrimi intravenoz i hekurit lidhet drejtpërdrejt me shtimin e rrezikut për infeksion, i cili duhet vlerësuar kundrejt përfitimit të mundshëm që ka trajtimi i anemisë. "Për të reduktuar pasigurinë rreth këtij rreziku të veçantë, nevojiten studime të mirëprojektuara që përdorin përkufizime të standardizuara të infeksionit", përfundon Shahu, duke deklaruar se 110 nga 154 RCT kishin biasë të mundshëm, që iu atribuoheshin më së shumti aplikimit të pamjaftueshëm të modelimit në të verbër të pjesëmarrësve, stafit të studimit ose vlerësuesve të rezultateve.

Në një koment editorial, Deborah Rund (Departamenti i Hematologjisë në Universitetin Hebraik-Organizata Mjekësore Hadassah në Jeruzalem) shkruan: "Ky studim përpiqet t'i përgjigjet pyetjes nëse hekuri intravenoz rrit rrezikun e infeksionit, duke përdorur mjetin e metaanalizës së të dhënave të mëdha, shumica prej të cilave, megjithatë, sipas autorëve, ishin potencialisht të shtrembëruara. Lidhja midis infeksionit dhe hekurit intravenoz, pra, mbetet për t'u sqaruar, edhe nëse për momentin, mjekët duhet të shmangin administrimin intravenoz të hekurit në infeksionet akute".


JAMA 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.33935
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.33935

JAMA 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.34453
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.34453 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>