Focus

dhj62022

Dieta e pasur me flavonole ngadalëson rënien konjitive

Njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime që përmbajnë flavonole antioksidante, si frutat dhe perimet, çaji dhe vera, mund të kenë një ritëm më të ngadaltë të rënies konjtive, sipas një studimi të botuar në Neurology.

"Flavonolet janë një lloj flavonoidi, një grup fitokimikatesh që gjenden në pigmentet bimore të njohura për efektet e tyre të dobishme për shëndetin. Studimi ynë tregon se bërja e zgjedhjeve specifike dietike mund të ngadalësojë ritmin e rënies konjtive", thotë autori kryesor i studimit Thomas Holland nga Qendra Mjekësore e Universitetit Rush në Çikago.

Studiuesit studiuan 961 njerëz me moshë mesatare 81 vjeç pa demencë për një mesatare prej shtatë vjetësh dhe u kërkuan atyre të plotësonin një pyetësor çdo vit lidhur me shpeshtësinë e konsumimit të ushqimeve të caktuara. Pjesëmarrësit gjithashtu plotësuan testet vjetore konjitive dhe ato të memories, të tilla si kujtimi i listave të fjalëve ose numrave dhe vendosja e tyre në rendin e duhur. Ata u pyetën edhe për faktorë të tjerë, si niveli arsimor ose koha e kaluar duke u angazhuar në aktivitete sfiduese fizike dhe mendore.

Popullata e studimit kishte një konsum mesatar dietik të flavonoleve prej afërsisht 10 mg në ditë, dhe njerëzit u ndanë në pesë grupe bazuar në sasinë e flavonoleve që do të konsumonin. Dieta e grupit të konsumit më të ulët përmbante rreth 5 mg në ditë dhe ajo e grupit të konsumit më të lartë 15 mg në ditë. Për të përcaktuar shkallën e rënies konjitive, studiuesit përdorën një rezultat përmbledhës konjitiv global prej 19 testesh.

Pas përshtatjes për faktorët e tjerë potencialisht ngatërrues, si: mosha, seksi dhe pirja e duhanit, studiuesit zbuluan se rezultati konjitiv i njerëzve që kishin konsumin më të lartë të flavonoleve u ul me një normë prej 0.4 njësi në dekadë më ngadalë krahasuar me njerëzit që konsumonin më pak flavonole.

Ekspertët sugjerojnë se kjo mund të jetë për shkak të vetive të natyrshme antioksiduese dhe antiinflamatore të flavonoleve. Studimi vlerësoi gjithashtu marrjen individuale të disa përbërësve të flavonoleve, përkatësisht kaempferol, quercetin, miricetin dhe isorhamnetin, duke vënë në dukje se kaempferoli ishte komponenti i lidhur me rezultate më të mira, ndërsa isorhamnetina dhe miricetina nuk kishin asnjë lidhje me aftësinë konjitive.

 

Neurology 2022. Doi: 10.1212/WNL.0000000000201541
https://doi.org/10.1212/WNL.0000000000201541


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>