Focus

qer62023

Lidhja mes dermatitit atopik tromboembolizmit venoz te të rriturit

Dermatiti atopik te të rriturit shoqërohet me një rrezik të shtuar për tromboembolizëm venoz (TEV), sipas një studimi të publikuar në "JAMA Dermatology".

"Lidhja midis dermatitit atopik dhe sëmundjeve kardiovaskulare është studiuar edhe në të kaluarën për shkak të mekanizmave patogjenë të sëmundjes që lidhen me inflamacionin kronik ose sistemik dhe efektet e mundshme vaskulare. Megjithatë, lidhja midis dermatitit atopik dhe tromboembolizmit venoz te të rriturit  vazhdon të mbetet disi e panjohur", shpjegon Ching-Chi Chi nga Spitali Memorial Chang Gung, Taoyuan, Tajvan, autori kryesor i studimit.

Për të hulumtuar më shumë mbi këtë temë, studiuesit shqyrtuan rrezikun e TEV-së te të rriturit mbi 20 vjeç të diagnostikuar me dermatit atopik gjatë periudhës 2003-2017 duke përdorur të dhënat nga National Health Insurance Research Database.

Analiza përfshiu gjithsej 284,858 pjesëmarrës, të ndarë në dy grupe, në grupin e parë morën pjesë pacientët me dermatit atopik, të cilët u ndanë në nëngrupe bazuar në ashpërsinë e sëmundjes dhe në grupin tjetër morën pjesë individët pa dermatit. Gjatë ndjekjes, 1066 pacientë (0.7%) në grupin e dermatitit atopik dhe 829 pacientë (0.6%) në grupin pa dermatit zhvilluan TEV, me norma të incidencës përkatësisht 1.05 dhe 0.82 për 1000 vite/njerëz.

Të rriturit me dermatit atopik kishin një rrezik dukshëm më të lartë për TEV krahasuar me të rriturit pa sëmundje. Analizat e rezultateve individuale sugjeruan se dermatiti atopik ishte i lidhur me rreziqe më të larta për trombozë të venave të thella dhe emboli pulmonare.

"Edhe pse rritja e përgjithshme e rrezikut është minimale, testimi kardiovaskular duhet të merret parasysh te të rriturit me dermatit atopik që kanë simptoma që tregojnë TEV. Nevojiten studime të mëtejshme për të sqaruar patofiziologjinë që qëndron në themel të lidhjes midis dermatitit atopik dhe TEV-së", përfundojnë autorët.


JAMA Dermatology 2023. Doi: 10.1001/jamadermatol.2023.1300
http://doi.org/10.1001/jamadermatol.2023.1300


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>