Gjinekologji

kor142014

Countdown to 2015, The Lancet publikon programet e fokusuara mbi shëndetin e nënave dhe fëmijëve

U publikua më 30 qershor numri i rradhës i The Lancet i cili i dedikohej plotësisht "Countdown to 2015" i cili përmbledh rezultatet e 2014 mbi shëndetin e grave dhe fëmijëve, duke informuar lexuesit mbi gjendje e tanishme dhe vendimet që do të merren në vazhdim për të garantuar progresin në mbrojtjen nënë-fëmijë në botë.
Shqyrtimi vjen në bashkëpunim me Forumin e Partnerëve 2014 të mbajtur në Johanesburg, Afrika e Jugut nga 30 qershori deri 1 korrik, ku profesionistë të shëndetit, politikanë, biznesmenë, avokatët dhe udhëheqësit e të rinjve u takuan për të vlerësuar progresin dhe angazhimet e ardhshme për të ndihmuar gratë, foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët të përparojnë në drejtime të ndryshme në të gjithë botën. Në më pak se 1,000 ditë nga data e 2015, arritjet kryesore përfshijnë një rënie progresive në nivelet e përgjithshme të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave të cilat, megjithatë, është një rënie më e ngadalshëm në shumë vende të Afrikës Jug-Sahariane, ku nivelet e fertilitetit mbeten të larta: zona të cilat kërkojnë veprim prioritar në nivel global, rajonal dhe kombëtar. Por ky nuk është i vetmi qëllim: në 35 vende që marrin pjesë në projekrin Countdown vdekjet e të porsalindurve janë 40% ose më shumë se vdekshmëria foshnjore, dhe përmirësimi i mbijetesës së neonatëve duke ulur edhe numrin e të lindurve të vdekur  duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm i politikave globale dhe kombëtare. Dhe nuk mjafton: Në 75 vende  ku bëhet Countdown ekzistojnë nivele shumë të larta të "arrestit të rritjes" një defiçit në procesin e rritjes i cili lidhet kryesisht me kequshqyerjen kronike.  Për këtë arsye, të ushqyerit në mënyrën e duhur duhet të jetë pjesë e programeve të mbijetesës jo vetëm të nënave dhe neonatëve por edhe e fëmijëve dhe adoleshentëve. Për të mos përmendur nivelet e larta të fertilitetit dhe nevojës për planifikim familjar duke nxjerrë në pah domosdoshmërinë për kontracepsion, të cilat duhet të përkthehen në një rritje të konsiderueshme në burimeve brenda Countdown 2015 një bashkëpunim multi-disiplinorë dhe multi-institucional që regjistron, stimulon dhe mbështet progresin e vendeve anëtare për të ndihmuar nënat dhe fëmijët. Nga faqet e The Lancet "Countdown 2015" fton qeveritë dhe partnerët për zhvillim jo vetëm të marri parasysh progresin e bërë deri më tani, por mbi të gjitha të identifikojnë  veprime të mëtejshme për të ulur vdekshmërisë foshnjore dhe për të përmirësuar shëndetin e nënave.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>