Gjinekologji

kor292014

The Lancet: Vëmendje dhe përkushtim obstetrikës dhe mamive

"Obstetrika jetëshpëtuese". Kjo është tema kryesore e një sërë artikujsh të publikuar në The Luncet dhe të dedikuar rolit thelbësor të mamive në shpëtimin e jetëve të miliona grave dhe fëmijëve që në të kundërt do vdisnin gjatë ose pas shtatzanisë.
Seria, prodhuar nga një grup ndërkombëtar docentësh universitarë, mjekësh, obstetrish, politikanësh dhe avokatësh për gra dhe fëmijë është studimi më i plotë dhe gjithpërfshirës i publikuar ndonjëherë në një revistë shkencore, dhe tregon shkallën e përfitimit që vjen nga kujdesi obstetrikal i cilësisë së lartë vënë në dispozicion për të gjitha gratë dhe për fëmijët e tyre.  Thotë Mary Renfrew, profesoreshë në School of Nursing and Midwifery në Universitetin e Dundee në Skoci, një nga autorët të serisë së artikujve: "Përveç shpëtimit të jetëve, mamia përmirëson shëndetin dhe mirëqenien, por gratë fertile ende kanë shumë nevoja për fëmijët e tyre dhe për familjet  e tyre në mbarë botën". Edhe pse profesioni i mamive është gjerësisht i njohur në shumë vende si një kontribut jetik në kujdesin nënë-fëmijë, përfitimet sociale dhe ekonomike që ato japin janë larg realizimit në shkallë globale: vlerësimet e bëra flasin për rreth 300.000 gra në vit që vdesin gjatë shtatzanisë, procesit të lindjes ose menjëherë pas tij dhe rreth 1.2 milion janë foshnjet e lindura të vdekur dhe 2.9 milion fëmijët që nuk arrijnë në muajin e parë të jetës. "Për të mos folur për miliona gra dhe familjet e tyre që kanë probleme ekonomike, emocinale dhe shëndetësore vetëm sepse nuk kanë marrë kujdesin e duhur shëndetësor", shton obstetria. Nga artikujt e pulikuar në The Lancet del se në vendet me numër të lartë të vdekshmërisë materne dhe foshnjore, më shumë se tre të katërtat e rasteve mund të shmangen nëse për vitet e ardhshme do mundësohet që në sallat e pritjes dhe ato të lindjeve të ketë minimalisht një mami për çdo grua. "Potenciali i tyre jetëshpëtues është shumë i madh: nëse mbulimi i shërbimit obstetrikal do të rritej me të paktën 30% në krahasim me nivelet e sotme. Shkalla aktuale e vdekshmërisë së nënave do të mund të përgjysmohet brenda vitit 2030", thotë Renfrew, duke theksuar se në kuadër të mundësive të kufizuara për të patur akses në shërbimin shëndetësor, mjekimi i shtuar i shtatzanisë është gjithmonë e më shumë e rrezikshme për shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe familjeve të tyre. Ndërhyrjet e panevojshme të tilla si operacionet çezariane, epiziotomia mund të kenë efekte negative të qëndrueshme në shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve.
Shpjegon një tjetër autorë, Caroline Homer i University of Teknology Sidney, Australi: "Është llogaritur se të marra së bashku mungesa e personelit mami dhe ndërhyrjet e shtuara gjatë shtatzanisë ndikon në mënyrë afatgjaë në shëndetin e më shumë se 20 milion femrave fertile".  Një zgjidhje sipas autorëve investimi në trajnimin dhe implementimin e një numri më të lartë mamish, ndërhyrje kjo e krahasueshme me të mirat që sjell vaksinimi në aspektin e kostos për çdo jetë të ruajtur. Dhe Petra ten Bender-Hoope i Instituto de Integrimin Cooperación Social të Barcelonës në Spanjë, arrin në përfundimin: "Është e rëndësishme të kuptojmë se, për të qenë efikase, një mami duhet të ketë mundësi të punojë në një shërbim shëndetësor funksional, dhe puna e saj jo vetëm duhet të respektohet por duhet gjithashtu të integrohet me atë të profesioneve të tjera shëndetësore."


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>