Gjinekologji

gus182014

Encefalopatia neonatale: parandalimi qëndron në zbulimin e shkaktarëve

Nuk ekziston ende asnjë test apo markues i cili të arrijë të identifikojë me saktësi momentin kur një ndodhi akute në apo pas-lindjes të shkaktojë dëmtime të mesme apo të mëdha në trurin e të porsalindurit.
Ky është kufiri që ka detyruar një grup ekspertësh të American College of Obstetricians and Gynecologists të propozojnë një trajtim multidimensional i cili të përfshijë edhe vlerësimet e të gjithë faktorëve të mundshëm shkakësorë në rastet e encefalopatisë neonatale. Raporti i publikuar në Obstetrikë dhe Gjinekologji ofron një pamje më të gjerë të problemit në lidhje me publikimet e mëparshme. "Ne e dimë se encefalopatia neonatale  është një çrregullim cerebral që ka shkaktarë të ndryshëm", thotë specialistja Mary E. D'Alton, specialiste e mjekësisë në Columbia University Medical Center,  New York City. Çrregullime metabolike, inflamacioni dhe infeksioni, kushtet gjenetike dhe privimi i oksigjenit tek fëmija janë të gjitha shkaqe të mundshme, por ne nuk e dimë se sa janë të parashikueshme. Duke bërë një analizë të saktë të shkaqeve, ne shpresojmë të identifikojmë faktorët që mund të ndihmojnë parandalimin e rasteve të ardhshme të encefalopatisë neonatale. " Përqasje multidimensionale e rekomanduar nga grupi i punës së ACOG fillon me përkufizimin e gjerë dhe të qëndrueshme klinikë të markuesve që lidhen me të porsalindurin, i cili përfshin ngjarje që kontribuojnë në fillimin e çrregullimit, rezultate të ulëta Apgar në 5 minuta dhe 10 minuta, deficiti organike multi-sistemikë etj. "Ky është çelësi për të kuptuar se asnjë strategji nuk mund të shërbejë e vetme në identifikimin e encefalopatisë hipoksi-ishemike", theksojnë ekspertët". "Një perspektivë multidimensionale madje edhe shumë disiplinore duhet të stimulojë kërkimet laboratorike, klinike dhe epidemiologjike për të cilat ne kemi nevojë për të kapërcyer hendekun që ekziston në njohuritë mbi encefalopatinë. Kjo do të na ndihmojë për të arritur trajtimin më të mirë dhe të përmirësojmë prognozën në aspektin afatgjatë, të ndihmojmë familjet me mjekimet e duhura dhe të mbështesim fëmijët e prekur nga çrregullime të trurit, përveç përmirësimit të praktikës mjekësore, "përfundon D'Alton.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>