Gjinekologji

nën32014

Sa kushtojnë lindjet e shumfishta?

Krahasuar me lindjet individuale shpenzimet spitalore, sëmundshmëria dhe vdekshmëria janë më të larta në fëmijët e lindur nga lindjet e shumëfishta, shumë prej të cilave janë konceptuar nëpërmjet riprodhimit të asistuar (IVF).
Për këtë arsye, disa nga rreziqet apo edhe pesha ekonomike mund të reduktohen me transferimin e një embrioni të vetëm gjatë procedurave të fekondimit të asistuar. Kjo është ajo që na konfirmon Georgina Chambers, studiuese në Universitetin e New South Wales, Australi, dhe bashkë-autore e një artikulli të botuar në JAMA Pediatrics. "Rritja e lindjeve të shumfishta gjatë tri dekadave të fundit është një çështje e shëndetit publik në të gjithë botën dhe varet nga mosha kur gratë zgjedhin të ngelen shtatzëna por edhe nga numri përherë e më i lartë i personave që përdorin riprodhimin mjekësor të asistuar". Duke u nisur nga këto supozime, autorët kanë kryer një vlerësim ekonomik mbi kohëzgjatjen dhe koston e hospitalizimit në pesë vitet e para të jetës për lindjet individuale, për çiftet e binjakëve dhe për lindjevet e shumfishta me më shumë se dy fëmijë, duke pasur parasysh kontributin e riprodhimit të asistuar. "Për këtë qëllim u konsultuan regjistrat e lindjes, ata të spitaleve dhe ata të vdekshmërisë për 233850 fëmijë të lindur në Australinë perëndimore midis viteve 1993 dhe 2003, dhe janë ndjekur deri në vitin 2008", shpjegon studiuesi. Nga 226624 lindje të vetme, 6941 çifte binjakësh dhe 285 lindje të shumëfishta me më shumë se 2 fëmijë, përkatësisht 1%, 15.4% dhe 34.7% janë konceptuar me anë të riprodhimit të asistuar. Foshnjet e lindura nga lindjet e shumfishta me dy ose më shumë fëmijë kishin vdekshmëri perinatale respektivisht 3.4 dhe 9.6 herë më e lartë se sa ata që vinin në jetë nga lindje të vetme, me probabilitet vdekje në periudhën neonatale 6.4 dhe 36.7 herë më e lartë. Por kjo nuk është e gjitha: në krahasim me lindjet e veçanta, lindjet e binjakeve dhe trinjakëve kishin një risk prej 18.7, dhe 525,15 herë më e lartë për të qenë preterm, si dhe një risk 3.6 dhe 2.8 herë më të madh për të sjell në jetë foshnje më të vogla se mosha e barrës. Të ndryshme ishin dhe kostot spitalore mesatare deri në moshën 5 vjeçare: $ 2730 për lindjet e vetme, individuale, $ 8993 për lindjet e binjakëve dhe $ 24.411 për lindjet e shumëfishta. "Në përfundim, sëmundshmëria dhe vdekshmëria e lidhur me lindjet e shumëfishta rezultojnë në kosto më të larta hospitalizimi gjatë periudhës neonatale dhe në vitin e parë të jetës, ndërsa ato të viteve të mëvonshme kanë tendencë të mbivendosen", thekson Chambers, duke arritur në përfundimin se aplikimi i këtyre njohurive së bashku me programet e edukimit të pacientëve mund të sigurojë lindje mjekësore të asistuara më të përgjegjshme dhe që jep rezultatet më të mira të mundshme për familjet dhe fëmijët e tyre.
Në një editorial, Pooja Mehta dhe Mark Pauly të Universitetit të Pensilvanisë në Filadelfia, shkruajnë: "Një studim amerikan i vitit 2002 na tregon se prania ose mungesa e mbulimit të sigurimit shëndetësor për fertilizimin in vitro është një faktor kyç në mënyrën se si prindërit vendosin në këtë drejtim, fakt nga i cili mund të lind diskriminimi në procesin e vendim-marrjes riprodhuese. Por në Shtetet e Bashkuara, ku çmimet dhe kostot e transferimit të embrioneve mbeten shumë e lartë krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara dhe ku ka një debat të vazhdueshëm publik mbi mbulimin e sigurimit shëndetësor, të drejtat riprodhuese dhe zgjedhjet e grave dhe familjeve në epokën e reformës në kujdesin shëndetësor, politikat ekonomike që lejojnë vendime racionale dhe fëmijë të shëndetshëm duhet të jetë prioritet për konsumatorët, punëdhënësit dhe ligjvënësit".

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>