Gjinekologji

maj62015

Udhëzimet e reja për kancerine gjirit: focus tek moshat më në rrezik

Tek adresa institucionale e "Us Preventive services task force" (Uspstf) janë publikuar së fundmi udhëzimet e reja për skanerin e kancerit të gjirit, të cilat mbeten të pa ndryshuara nga version i publikuar në vitin 2009. Siç konfirmon edhe Kirsten Bibbins-Domingo zv.president i (Uspstf) tek versioni i azhornuar i dokumentit ritheksohet rëndësia e skanerit mamografik sidomos në moshat nga 50 deri në 74 vjeç, ndërsa për femrat midis moshës 40 dhe 49 vjeç vendimi për t'iu nënshtruar ekzaminimit duhet marrë në bashkpunim me mjekun. "Rezultatet e mamografisë e cila është e rëndësishme në parandalimin e vdekjeve nga neoplazia, shtohen me rritjen e moshës-, thotë ekspertja e cila rikujton rekomandimet e (Uspstf) për gratë nga mosha 50 dhe 74 vjeç: një mamografi çdo dy vjet. Për sa i përket grave në dekadën e katërt të jetës duhet të merren gjithmonë parasysh rreziqet dhe përfitmet e mundshme të diagnozës se hershme dhe për këtë arsye zgjedhja për t'iu nënshtrua skanerit të mamografisë varet nga shumë faktorë individual. "Në këtë moshë janë shumë më të shpeshta rrezultatet positive të cilat zakonisht janë të pasuara nga biopsia, ndërkohë që reduktohet numri i vdekjeve të shmangura në krahasim me cfarë vërehet tek gratë e moshuara-, vazhdon më tej Bibbins-Domingo i cili më pas shton: "Për femrat mbi moshën 75 vjeç nuk ka fakte të mjaftueshme për të vlerësuar rreziqet dhe përfitimet e këtij testimi-. Thënë kjo Uspstf nuk del kundër diagnozës para moshës 50 vjeç. "Në krahasim me udhëzimet e vitit 2009, teknikat reja mamografike si mamografia 3D mund të rrisin më tej efikasitetin e skanerit-, vazhdon më tej kërkuesja duke përmendur më tej strategjinë e skanerit tek femrat me gjoks të dendur e cila bazohet mbi ekografinë ose rezonancën magnetike. "Ekzaminime të tilla mund të përmirësojnë efikasitetin e diagnozës tek femrat më këtë karakteristikë anatomike, por për momentin të dhënat në dispozicion nuk na lejojnë që ti rekomandojmë-, përfundon Bibbins-Domingo.

US Preventive Services Task Force 2015

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>