Gjinekologji

maj92015

Post-menopausa, efektet e terapisë hormonale varen nga periudha kohore

Sipas një artikulli të publikuar tek JAMA ONCOLOGY ekziston një lidhje midis terapisë hormonale në menopauzë dhe rasteve të kancerit të gjirit. "Përdorimi i kësaj terapie gjatë menopuazës ka pësuar rënie të konsiderueshme mbas përfundimeve mbi rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit mbas trajtimit me estrogjene plus progestinet, të cilat kanë dalë nga studimi klinik i "Women health initiative" (Whi) dhe të testit vëzhgues "Million women study"-, thotë Rowan Chlebowski i (Los Angeles biomedical research institute all'Harbor-Ucla Medical center of Torrance) në Kaliforni dhe njëri nga autorët e artikullit. Sidoqoftë, trajtimi me estrogjene tek femrat që i janë nënshtruar proçedurës së isterektomisë redukton vdekshmërinë prej neoplazizë e cila rezulton se rritet prej trajtimit me estroprogestinë. "Në këtë rast lind pyetja se cilat janë efektet post-ndërhyrje mbi periudhën e gjatë dhe atë të shkurtër të regjimimeve terapeutike-, vazhdon autori i cili me kolegët e tij ka ekzaminuar mbi 16.000 femra të cilat nuk i janë nënshtruar proçedurës së isterektomisë të cilat kanë marrë pjesë tek studimet "Whi" të cilat ishin cakuar për të marrë estrogjenet plus edhe medrossiprogesteronin ose placebin nëpërmjet rrugëve orale për një periudhë kohore prej mesatarisht 5 ose 6 vitesh dhe pothuajse 10.700 femra të cilat kishin bërë isterektomi dhe ishin trajtuar me placeb ose vetëm me estrogjen për një periudhë mesatare prej 7,2 vitesh. Brenda 2.75 vitesh nga fundi i trajtimit me estroprogestinë, rreziku i kancerit të gjirit redukohet në krahasim me rritjen fillestare që vërehej në fillim të terapisë, për të pësuar më pas një rritje të mëtejshme në dekadën tjetër. Ndërkohë në grupin e trajtuar vetëm me estrogjene vërehet një reduktim i rrezikut të tumorit gjatë trajtimit e cila zgjatet edhe në post-ndërhyrje por që më vonë humbet. "Këto të dhëna tregojnë rrezikun e kancerit të lidhur me trajtimin post-menopauzë me progesterone edhe në kancerin e gjirit, para menopauzës-, komenton në një artikull Rama Khokha i "Princess Margaret cancer centre" në Toronto të Kanadasë, duke theksuar se për sa i përket efekteve të estrogjeneve mbi rrezikn afatshkurtër ose afatgjatë të kancerit të gjirit pas menopauzës janë të nevojshme studime të mëtejshme.
JAMA Oncol. 2015. 
JAMA Oncol. 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>