Gjinekologji

kor62015

Diabeti Gestacional: Kritere diagnostikuese për gratë me rrezikshmëri të lartë

Kriteret diagnostikuese të "International association of the diabetes and pregnancy study groups (Iadpsg)" identifikojnë gratë me diabet melit gestacional me rrezikshmëri të lartë për ndërlikime të cilat nuk është e mundur të identifikohen me kriteret e publikuara nga NICE në fillim të vitit. "Mes sëmundjeve të udhëzimeve NICE 2015 shtojmë edhe ato për gratë me mundësi të larta për të lindur fëmijë makrosomikë-, thotë Claire Meek, bashkautore e një artikulli te "Diabetologia" dhe kërkuese në insititutin e shkencave metabolike në Universitetin e Cambridge në Mbretërinë e Bashkuar. Thënë ndryshe, 37.7% e shtatzënive me diabet melit gestacional të cilat kanë dalë negative ndaj kritereve të NICE-s kanë lindur foshnje me një peshë mesatare gati 350 gramë më të lartë, në krahasim me gratw që kishin një glicemi normale. "Të zbulohen këto paciente është e rëndësishme, sepse kanë nevojë në mënyrë të veçantë për programe rigoroze të bazuara mbi, dietë dhe ushtrime fizike për të mbajtur një kontroll të mirë metabolik-, vazhdon më tej kërkuesja duke specifikuar se shtatzënia me Gdm ka më shumë mundësi për preclampsi, lindje çezariane ose lindje të parakohshme dhe se fetusi rrezikon të ketë, çrregullim të shpatullave, vdekje perinatale dhe ipogliceminë neonatale. Por nuk është vetëm kaq: ata që kanë lindur nga nëna me Gdm kanë më shumë mundësi për të qënë obezë dhe për tu diagnostikuar me diabet të tipit 2, i cili lidhet me efektete të ekspozimit intrauterin ndaj hiperglicemisë. "Në mars të vitit 2015 NICE ka ndryshuar diagnozën për diabetin gestacional, duke fiksuar një glicemi prej 101mg/dl dy orë mbas testeve të tolerancës ndaj glukozës orale (Ogtt). Në të kundërt kufiri i sugjeruar nga (Iadpsg) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit si dhe "American Diabetes Association" ishte baraz me 92mg/dl-, shpjegojnë autorët, të cilët kanë vlerësuar prognozën ostetrike dhe neonatale në 25.543 gra të cilat kanë lindur një fetus të gjallë i cili, ka rezultuar pozitiv ndaj kritereve (Iadpsg) por jo ndaj atyre NICE. Rezultatet tregojnë se 387 gratë shtatzëna të cilat kanë rrezultuar negative ndaj NICE- dhe positive ndaj "Iadpsg" kishin mundësi më të mëdha për të lindur një fetus Lga. "Këto të dhëna tregojnë se kriteret (Ladpsg) janë në gjëndje që të identifikojnë gratë shtatzëna me Gdm me rrezikshmëri të lartë të cilat mund të përfitojnë nga trajtimi me dietë dhe ushtrime fizike, duke përjashtuar njëkohësisht ato me mundësi të ulëta për shtatzëni të ndërlikuara-, thotë Meek. 

Diabetologia 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>