Gjinekologji

gus62015

PMA: lindjet e shumëfishta lidhen me raste më të shumta autizmi

Ndryshe nga fëmijët e ngjizur në mënyrë natyrale, fëmijët e lindur nga riprodhimi i asistuar kanë dyfish mundësi për tu diagnostikuar me autizëm. Ky është përfudnimi i një kërkimi të publikuar te "American Journal of Public Health" i zhvilluar nga kërkuesit e "Fordham University" në New York City. Por duke parë më në brendësi autorët kanë zbuluar se një pjesë e madhe e rrezikut vjen për shkak të komplikimeve të shtatzënisë dhe të lindjes, sidomos ato të lidhura me lindjet e shumëfishta. Në 10 vitet e fundit është vënë re një rritje e numrti të rastve me autizëm në SHBA, lidhur edhe me një rritje analigjike të teknikave të riprodhiumit të asistuar, ose e quajur ndryshe si fekondimi in vitro, në të cilin ovocitet dhe spermatozoitet manipulohen. Për shkak se këto dy faktorë shoqëronin njëri tjetrin ishte e rëndësishme që të verifikohej nëse këto dy fenomene ishin të lidhur mes tyre dhe për ta zbuluar, autorët kanë ndjekur për gati 10 vjet një grup prej gati 6 milion fëmijësh të lindur në kaliforni nga viti 1997 deri në vitin 2007, duke krahasuar lindjet e diagnostikuara me autizëm falë të dhënave të "California department of developmental Services" dhe të sistemit kombëtar të survejimit të riprodhimit të asistuar të mabjtur nga "Cdc, Centers for disease control and prevention". " Sistemi Dds kordinon diagnozat dhe shërbimet e suportit ndaj personave me paaftësi për tu riprodhuar në kaliforni, përfshi këtu dhe pacientët me shqetësime të spektrit autik-, shpjegon Christine Fountain sociologe te "Fordham" dhe bashkautore e artikullit, duke shtuar se nga 5.926.251 të lindur në Kaliforni mes viteve 1997 dhe 2007, 48.865 prej tyre kanë lindur me riprodhim të asistuar dhe 32.922 janë diagnostikuar me autizëm. Duke krahasuar të dhënat del se faktori kryesor i rrezikut janë lindjet e shumëfishta. "Kemi gjetur atë që epidemologët do ta quanin një faktor rrezikshmërie i ndryshueshëm: ajo që mund të bëjmë për të ulur rrezikun e autizmit tek të lindurit nga riprodhimi i asistuar do të ishte që të trasferonim embrionet e vetme dhe jo ato të shumëfishta-, përfundon Fountain.

Am J Public Health. 2015


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>