Gjinekologji

maj262016

Histerektomia afron menopauzën edhe pa ovarektomi

Te gratë me risk të vogël kanceri ovarian heqja e vezoreve gjatë histerektomisë lidhet me një shtim të riskut për sëmundje kardiake e neurologjike dhe vdekshmëri, aq sa kirurgët kur kanë mundësi priren të mos i kryejnë.
Megjithatë duke iu referuar përfundimeve të një studimi të fundit në revistën "Obstetrics and Gynecology", të publikuar nga Emanuel Trabuco dhe kolegët e tij në "Mayo Clinic" (Rochester Minesota), edhe lënia në vend e vezoreve mund të ketë pasoja negative për shkak të një mekanizmi që mbetet ende për t'u kuptuar.

Kërkuesit kanë dozuar nivelet e hormonit anti-mulerian (AMH - një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e granulozës së folikulave ovariane) në 148 gra që i janë nënshtruar histerektomisë pa ovarektomi, si dhe në 172 kontrolle, duke vëzhguar nivele të ngjashme fill pas ndërhyrjes. Por një vit më vonë kanë vënë re një rënie domethënëse të niveleve të hormonit në grupin e studimit, në krahasim me kontrollet. "Kjo sugjeron se histerektomia mund të çojë në një dëm të organit që nuk lidhet me rezervën ovariane, pra trashëgiminë folikulare dhe ovocitare me etni afro-amerikane, - shkruajnë autorët duke nënvizuar  se diferenca të tilla ishin më të dukshme te gratë me etni afro-amerikane dhe se grave që iu nënshtruan  histerektomisë iu filloi menopauza thuajse 2 vjet më shpejt në krahasim me ato të grupit të kontrolleve.

"Këto rezultate  janë në të njëjtën linjë me studime të tjera që kanë ekzaminuar efektin e histerektomisë në rezervën ovariane dhe në menopauzë, por duke qenë se nivelet e hormonit anti-mulerian te të operuarat ishin të ngjashme me kontrollet  menjëherë pas ndërhyrjes dhe më të vogla pas një viti follow-up, ka mundësi  që një mekanizëm ende i paidentifikuar, i huaj ndaj rezervës ovariane, të jetë në thelb të dëmit", përfundojnë autorët.
Në një editorial Keith Hansen nga Universiteti i Dakotës së Jugut kujton se Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjiinekologëve këshillon të ruhet funksioni ovarian te gratë në pre-menopauzë që i janë nënshtruar histerektomisë jo në risk për kancer. Ajo mbështet hipotezën se"nëse histerektomia vetë e përshpejton menopauzën, mund të rritet edhe risku për sëmundshmëri dhe vdekshmëri të përgjithshme njësoj si në ovarektomi, ndonëse në një periudhë më të vonë". 


 

Obstet Gynecol. 2016. doi: 10.1097/AOG.0000000000001398http://ëëë.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27054925


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>