Gjinekologji

dhj222016

Diagnoza prenatale: Rezonanca magnetike shton saktësinë diagnostike ekografike

Skanimi me rezonancë magnetike mund t'i ndihmojë mjekët që të zbulojnë me saktësi më të madhe keqformimet e mundshme cerebrale në fetus ku ekografia e kryer në mes të shtatzënisë ka sugjeruar probleme të mundshme. Në një studim të publikuar në The Lancet dhe të koordinuar nga Paul Griffiths profesor në Universitetin Sheffield në Britaninë e Madhe, kanë marrë pjesë 570 gra në të cilat nga ultratingujt në mes të shtatzënisë dolën anomali të dyshimta cerebrale të fetusit. "Skanimi me rezonancë magnetike rrit saktësinë diagnostike të ultratingujve dhe i ndihmon mjekët që t'u japin prindërve përgjigje më të sakta mbi gjendjen e fetusit", shkruajnë autorët, të cilët shtojnë se ekografia e kryer mes javës së 18 dhe 21 të shtatzënisë shërben për të treguar anomali fizike të tilla si mbyllja  e paplotë e një ose më shumë vertebrave, keiloskiza (ose buza e ndarë më dysh) defektet kardiake dhe cerebrale. "Nëse shfaqet ndonjë anomali shtatzëna i nënshtrohet vizitave dhe ekzaminimeve të tjera", thotë kërkuesi dhe nënvizon se keqformimet cerebrale verifikohen në 3 shtatzëni për 1000 të tilla, duke shkaktuar edhe aborte spontane apo lindje të parakohshme.  

"Ky studim është i pari që tregon se kur zbulohet një anomali ekografike, rezonanca magnetike ofron informacione shtesë të dobishme për të ndihmuar prindërit që të marrin vendime në lidhje me shtatzëninë", pohon Griffiths. Mbi bazën e këtyre rezultateve, një rezonancë magnetike duhet të ndiqet në çdo shtatzëni ku fetusi mund të ketë keqformim të dyshimtë cerebral.

Në një editorial shoqërues, Rod Scott, zv/drejtor i Departamentit të Shkencave Neurologjike në Universitetin e Vermontit shkruan: "Meqë prania e një anomalie cerebrale lidhet me efekte të rëndësishme terapeutike është e nevojshme që instrumentet e përdorura për diagnozën pre-natale të jenë të sakta dhe të vlerësuara me rigorozitet. Ky studim tregon se rezonanca magnetike është një teknikë e shkëlqyer dhe se duhet të implementohet sa më shpejt në praktikën klinike".

 


The Lancet 2016. Doi: 10.1016/S0140-6736(16)31723-8 http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)31723-8/fulltext

The Lancet 2016. Doi: 10.1016/S0140-6736(16)32565-X http://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(16)32565-X/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>