Gjinekologji

pri122017

Fibronektina fetale dhe gjatësia cervikale nuk e parashikojnë riskun për lindje të parakohshme

Përdorimi i dy parametrave, dozimi i fibronektinës fetale dhe matja transvaginale e gjatësisë cervikale uterine, kanë një performancë të dobët parashikuese të lindjeve të parakohshme spontane, sipas një studimi të publikuar në Jama. "Lindjet e parakohshme ishin përgjegjëse për 35% të 3.1 milionë vdekjeve neonatale të regjistruara në nivel botëror në 2006-n", pohon Sean Esplin nga Intermountain Healthcare në Salt Lake City. Ai shpjegon se strategjitë për të identifikuar gratë në risk bazohen në pjesën më të madhe në mbarëvajtjen e shtatzënive të mëparshme, ndërsa vlerësimi i riskut te gratë që nuk kanë lindur më parë mbetet i vështirë. "Një nga metodat më të përdorura, që megjithatë ka dhënë rezultate kontradiktore është asocimi mes gjatësisë së qafës së mitrës të matur në rrugë transvaginale me nivelet e fibronektinës fetale", shkruajnë autorët, që për të qartësuar argumentin kanë studiuar 9.410 gra të cilat nuk kishin lindur kurrë më parë. Ato iu nënshtruan matjes së dy parametrave në dy vizita ambulatoriale  të kryera në një distancë prej katër ose më shumë javësh njëra nga tjetra. Lindjet e parakohshme spontane ose të nxitura nga ana mjekësore u verifikuan respektivisht në 5% dhe 3.6% të pjesëmarrëseve, ndërsa 91% e grave patën lindje normale. 

Në fund të studimit, kërkuesit zbuluan se nivelet e fibronektinës fetale dhe gjatësia transvaginale cervikale kanë një rendiment të dobët parashikues si test screening për lindjet e parakohshme spontane para javës së 37. Cut-off-i klinik i përdorur zakonisht për gjatësinë cervikale me prag të barabartë ose më të vogël se 25 mm, ka identifikuar vetëm 23% të lindjeve të parakohshme spontane para javës së 37. Dhe rritja e niveleve të fibronektinës fetale nuk ka shtuar në asnjë mënyrë vlerën parashikuese të gjatësisë së qafës së mitrës. "Këto rezultate nuk mbështesin përdorimin e këtyre testeve për të parashikuar riskun  e lindjes së parakohshme spontane", shkruan në një editorial Steven Bloom nga Departamenti i obstetrikës dhe gjinekologjisë në University of Texas Southwestern Medical Center, Dallas.

 

 

Jama 2017. doi:10.1001/jama.2017.1373 http://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2017.1373


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>