Gjinekologji

tet122017

Kanceri në gji, shërohet gjithmonë e më tepër, por shumë femra nuk e dinë

tags: Kancer

"Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh", një slogan i vjetër që akoma edhe sot është shumë aktual, sidomos kur flitet për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Koncepti është trajtuar së fundi gjatë një konference në Romë të titulluar "Kanceri i gjirit: inovacione terapeutike dhe cilësia e jetës", organizuar në bashkëpunim Aiom (Shoqatën italiane të onkologjisë mjekësore). Gjatë takimit janë prezantuar rezultatet e një sondazhi me qëllim për të mësuar njohuritë e femrave për sa i përket kësaj patologjie onkologjike të fshehtë, por gjithmonë e më të shërueshme edhe falë terapive efikase, madje dhe në skenarin e sëmundjes shumë të avancuar. Megjithatë më shumë se gjysma e femrave nuk kanë informacion të mjaftueshëm.
Skenari është ilustruar nga Carmine Pinto, president i Aiom. "Mbi kancerin e gjirit, - shprehet Pinto, - kemi bërë shumë, por ende jo mjaftueshëm. Për të fituar betejën nevojiten dhe funksione të të gjithë zinxhirit të kurës dhe asistencës, nga diagnoza deri në rehabilitim duke kaluar në follow up dhe trajtim. Kjo do të ishte me përfitim të madh për shumë femra, duke parë se vetëm për vitin 2017 parashikojmë që të regjistrojmë rreth 51.000 diagnoza të reja të karcinomës, e cila çdo vit shkakton vdekjen e rreth 12.000 pacientëve. Shifra sigurisht shumë të larta që motivojnë kërkesën për të ndaluar këto raste akoma më herët nga sa bëjmë sot. Sondazhi që kemi kryer tregon një realitet sipas të cilit 48% e femrave në vendin tonë besojnë se kjo neoplazi nuk është e shërueshme dhe 35% nuk e dinë që mund të parandalohet. Ende 31% pohojnë se nuk e njohin vetë-ekzaminimin me prekje të gjirit dhe vetëm 47% e atyre e kryejnë rregullisht. 57% e femrave gjithashtu nuk janë në dijeni të mundësisë së trajtimit të sëmundjes në fazë të avancuar. Sot kemi në dispozicion armë efikase që na lejojnë të kontrollojmë sëmundjen edhe në këtë stad".
"Trajtimet, - shton Pinto, - në këto raste janë përfaqësuar nga kimioterapia, hormonoterapia dhe nga terapia me objektiv molekular që kanë prodhuar përmirësime domethënëse në mbijetesë dhe në cilësinë e jetës. Në veçanti, kohët e fundit janë aprovuar në Europë barna të një klase të re që ndërhyjnë në ngadalësimin e progresit të tumorit të gjirit në fazë metastatike, duke inhibuar dy proteina të quajtura ciklin-kinazë të varura 4 dhe 6 (CDK-4/6). Këto të fundit kur janë hiperaktive mund t'i lejojnë qelizave tumorale që të rriten dhe të ndahen në mënyrë shumë të shpejtë". 
Siç thamë, është e domosdoshme që të bëjmë të pamundurën që të shmangim pritjen e gjatë dhe kur është e mundur të ndërhyjmë në faktorët e modifikueshëm të riskut. Domethënë faktorët që janë të lidhur me stilin e jetës me kufizim të konsumit të mishit të kuq dhe të sasive të mëdha të alkoolit. Si në shumë raste të tjera, është sigurisht e këshillueshme edhe shmangia e obezitetit. "Në 25 vjet, nga viti 1989 në 2014-n, vdekshmëria për këtë neoplazi është zvogëluar me rreth 30%, - thotë Stefania Gori nga Aiom. - Vlera duhet orientuar drejt trajtimeve gjithmonë e më efikase dhe të personalizuara dhe drejt fushatave të parandalimit. Një rol thelbësor zhvillohet nga screening mamografik, por hapi i parë përfaqësohet nga vetë-ekzaminimi me prekje, një ekzaminim i vërtetë dhe i mirëfilltë që të shpëton jetën. Duhet kryer çdo muaj duke filluar që në moshën 20 vjeçare, mirë është nëse kryhet në javën e parë apo të dytë nga fundi i ciklit menstrual dhe anomalitë e mundshme duhet t'i sinjalizohen menjëherë mjekut të familjes".
"Roli ynë, - shpjegon Andrea Salvetti, përgjegjës i fushës onkologjike për Simg (Shoqëria italiane e Mjekësisë së përgjithshme), - është thelbësor jo vetëm në fushën e parandalimit primar por dhe në atë të diagnozës së hershme. Vazhdon diskutimin Carmine Pinto mbi rregullimin e zinxhirit të asistencës, besojmë se do të ishte i dobishëm për pacientët dhe për arkat e Shërbimit shëndetësor kombëtar dhe mjekët e përgjithshëm duhet të përfshihen edhe në vlerësimin e listave të personave që duhen thirrur për screening, në mënyrë që t'i dërgojnë ftesat për të kryer mamografitë vetëm femrave që nuk janë futur në asnjë rrjedhë të kurimit për arsye të tjera duke rrezikuar kështu që t'i largohen diagnozës. Gjithashtu mund të mbështesim pacientet dhe familjet e tyre gjatë folloë up në rast të remisionit të sëmundjes apo kur është kronike, për të lexuar së bashku raportet që nga momenti që mund të përmbajnë lajme të këqija apo përditësime të gjendjes së sëmundjes, që kanë nevojë të interpretohen nga një mjek".

 

 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>