Gjinekologji

shk22018

5 praktika që duhen shmangur në gjinekologji dhe obstetrikë

"Të bësh më shumë, nuk do të thotë ta bësh siç duhet". Kjo është iniciativa e Slow Medicine (shoqatë në mbështetje të mjekësisë më respektuese, të matur dhe të drejtë), e cila, së bashku me Shoqatën Shkencore Andria, për promovimin e asistencës së duhur në obstetrikë, gjinekologji dhe në mjekësinë perinatale, ka hartuar një listë "praktikash të kryera në mënyrë të papërshtatshme".
Frymëzuar nga "Top 5 list" e Choosing wisely (Të zgjedhësh me mençuri), këto praktika veçohen duke u bazuar në realitetin klinik-shëndetësor, pasi kanë bërë balancën e të mirave dhe dëmeve për pacientët, duke ndërtuar kështu, një instrument të nevojshëm për të reduktuar humbjet...

1. Mos e lidhni kordonin ombelikal në minutën e parë të jetës te të sapolindurit që nuk kanë nevojë për asistencë të menjëhershme.
Te të sapolindurit që kanë lindur në kohë ose janë të parakohshëm dhe që nuk kanë nevojë për manovra të menjëhershme reanimatore, mbyllja e ombelikut duhet bërë të paktën një minutë pas lindjes dhe kur kordoni, të reshtë së pulsuari.

2. Mos e përdorni në mënyrë rutinore kardiotokografinë (CTG) in continuum gjatë lindjes, te shtatzënat që kanë rrezik të ulët hipoksik.
Do të duhej të përdorej në fakt auskultimi i përhershëm, derisa të mos evidentohen faktorë të rrezikut hipoksik. Përdorimi i CTG-së mund t'i ekspozojë pacientet ndaj rreziqeve, siç është shtimi i dukshëm i operacioneve cezariane.

3. Mos kërkoni në mënyrë rutinë, analiza hematokimike të përgjithshme, teste të përgjithshme të koagulimit ose teste specifike të trombofilisë (përfshirë testet gjenetike), para se të përshkruani një kontraceptiv estro-progestinik ose gjatë përdorimit të tij.
Për zgjedhjen e kontraceptivit dhe caktimin e analizave duhet bërë një anamnezë e kujdesshme personale dhe familjare, si dhe të ofrohen kontraceptivë të ndryshëm dhe një këshillim i mirë. Nëse do të përshkruhen estro-progestinikë, duhen parapëlqyer ata me rrezik më të ulët trombotik.

4. Mos rikërkoni vizitë gjinekologjike pelvike ose të tjera ekzaminime fizike para se të përshkruani kontraceptivët oralë.
Këta të fundit janë të sigurt, efikasë dhe lehtësisht të tolerueshëm nga pjesa më e madhe e grave dhe mund të përshkruhen në mënyrë të sigurt, pas një anamneze të kujdesshme dhe matjes së presionit arterial.

5. Mos programoni induksione apo operacione cezariane me zgjedhje, pa një indikim mjekësor, para 39+0 javësh nga ngjizja.
Një lindje që e paraprin këtë kohë është e lidhur me vështirësi të të mësuarit dhe me risk më të lartë për sëmundshmëri dhe vdekshmëri. Një test që konfirmon maturimin pulmonar të fetusit, pa indikacionin e duhur klinik, nuk e justifikon përcaktimin e lindjes.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>