Gjinekologji

maj72018

Menopauza, e parakohshme apo e vonuar? Këtë e përcakton dieta.

Gratë që konsumojnë sasi më të mëdha peshku të yndyrshëm dhe perime të freskëta, e arrijnë menopauzën në moshë më të madhe.

"Mosha për menopauzën natyrore është një çështje që i shqetëson gratë në moshë riprodhuese, duke qenë se menopauza e parakohshme ose e vonuar mund të ndikojë në gjendjen e tyre shëndetësore", thotë Yashvee Dunneram (Shkolla e Shkencës Ushqimore dhe Ushqyerjes, Mbretëri e Bashkuar), autor kryesor i studimit.
Kërkuesit kanë analizuan të dhënat e studimit kohorte mbi gratë, në Britaninë e Madhe. Pjesë e studimit janë bërë gratë e moshës 40-65 vjeç, të cilat kishin patur menopauzë natyrore midis fillimit dhe fazës së parë të studimit. Menopauza natyrore është përkufizuar si ndërprerja e përhershme e cikleve menstruale për të paktën 12 muaj rresht. Është përdorur pyetësori i frekuencës së ushqimeve për të vlerësuar dietën në bazë dhe është regjistruar historia riprodhuese e pjesëmarrëseve. Analiza tregoi se gjatë një ndjekjeje katërvjeçare, 914 femra patën një menopauzë natyrore.

Konsumimi i peshkut me yndyrë është lidhur me fillimin e vonë të menopauzës natyrore prej 3.3 vjetësh për pjesë/ditë, ndërsa sa i përket konsumimit të perimeve të freskëta, është vënë re një vonesë prej 0.9 vitesh për pjesë/ditë.

Edhe sasitë më të larta të vitaminës B6 dhe futja e zinkut, u shoqëruan gjithashtu me shfaqjen e vonuar të menopauzës (0.6 vjet për mg/ditë për vitaminën B6 dhe 0.3 vjet për mg/ditë për zinkun).

Makaronat dhe orizi i rafinuar ishin të lidhura, përkundrazi, me një menopauzë të hershme, përcaktuar si -1,5 vjet për pjesë/ditë. Hulumtuesit hamendësojnë se antioksidantët që gjenden te bishtajoret mund të luajnë një rol në vonimin e menopauzës dhe vënë re se omega-3 që gjendet te peshku yndyror, mund të përmirësojë kapacitetin antioksidant. "Rezultatet tona sugjerojnë se disa grupe ushqimore (peshk yndyror, perime të freskëta, makarona dhe oriz i rafinuar) dhe lëndë ushqyese specifike, parashikojnë moshën në kohën e menopauzës natyrore", përfundojnë autorët.

 

J Epidemiol Community Health. 2018. doi: 10.1136/jech-2017-209887
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29712719


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>