Gjinekologji

maj152018

Vajzat me diabet të tipit 2. Pse janë më të prirura për çrregullime menstruale

Adoleshentet e prekura nga diabeti i dipit 2 kanë më shumë çrregullime menstruale të cilat është e vështirë të korrigjohen me një terapi intensive.

"Çrregullimet menstruale mund të varen nga shkaqe të ndryshme dhe gratë e rritura që vuajnë nga obeziteti janë në rrezik për zhvillimin e çrregullimeve menstruale të tilla si sindroma e vezores policistike (PCOS), që mund të shkaktojë zhvillimin e diabetit ose probleme të tjera metabolike. Sidoqoftë, pak dihet në lidhje me funksionin riprodhues te vajzat me diabet të tipit 2 juvenil", konfirmon autorja kryesore e studimit, Megan Kelsey (Universiteti i Kolorados). Grupi i saj i kërkimit ka zhvilluar një analizë dytësore të të dhënave të ardhura nga studimi TODAY (Treatment Options for Type 2 Diabetes in Youth), që propozonte gjetjen e një mënyre më të mirë për të trajtuar të rinjtë me diabet të tipit 2.

Analiza e re është përqendruar mbi vlerësimin e frekuencës së çrregullimeve menstruale te vajzat e diagnostikuara me diabet së fundi dhe mbi faktin që modifikimi i stilit të jetesës ose i trajtimit me rosiglitazone pas një trajtimi të mëparshëm me metforminë, ka bërë përmirësimin e simptomave.

E pra, kërkuesit kanë zbuluar se më shumë se 20% e vajzave në studimin TODAY kishim menstruacione të çrregullta. Shumë prej këtyre adoleshenteve kishin edhe nivele të larta testosteroni, një shenjë e rëndësishme e PCOS-it. Sidoqoftë, jo të gjitha vajzat me menstruacione të çrregullta në studim, kishin këtë ndryshueshmëri hormonale dhe ky fakt sugjeronte se ishin të pranishme edhe shkaqe të tjera të disfunksionit menstrual. Pavarësisht trajtimit intensiv me metforminë më vete, metforminë dhe me ndryshime të stilit të jetës ose metforminë dhe rosiglitazone, nuk janë vënë re efekte të dukshme nga terapia mbi çrregullimet menstruale nga baza, në 12 dhe 24 muaj.

"Rezultatet tona sugjeronin se vajzat me diabet juvenil mund të kishin nevojë për një ndërhyrje shtesë që shkon përtej trajtimit për diabetin, në mënyrë që të përmirësojnë shëndetin e tyre menstrual", përfundojnë autorët.

 

J Clin Endocrinol Metab. 2018 Apr 24. doi: 10.1210/jc.2018-00132
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29697830 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>