Gjinekologji

gus282018

Preklampsia parashikohet nga segmente të vogla të RNA-së, që në tremujorin e parë

Rezultatet e një studimi të ri të publikuar në "Scientific Reports" thonë se segmente të vogla të RNA-së jo kodifikuese që qarkullojnë në gjak gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, mund të kenë vlerë parashikuese për preklampsinë.

"Preklampsia është një nga komplikacionet më të rrezikshme të shtatzënisë, shkaku kryesor i vdekjes dhe morbilitetit matern e perinatal. Ndonëse simptomat klinike shfaqen vonë, origjina e saj është e parakohshme dhe kështu, zbulimi mund të kryhet që në tremujorin e parë", konfirmon autorja kryesore e studimit, Liron Yoffe (Universiteti i Tel Avivit).

Kërkuesit janë thelluar mbi të kuptuarin e pranisë së këtyre RNA-ve të vogla të plazmës te gratë shtatzëna në tremujorin e parë, në kërkim të transkriptimeve që mund të jenë të ndryshme te pacientet që mund të zhvillojnë preklampsinë dhe te gratë në shëndet të plotë. Gjatë gjashtë viteve, kërkuesit kanë shqyrtuar mostrat e gjakut të mijëra grave në tremujorin e parë të shtatzënisë në klinikat e Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej, e kanë ngushtuar fokusin e tyre në 75 mostra specifike gjaku: 35 mostra nga gra që në fund kanë shfaqur preklampsi dhe 40, nga gra që e kanë përfunduar shtatzëninë në shëndet të plotë.

Kërkuesit kanë shkëputur RNA-të nga plazma dhe i kanë sekuencuar nëpërmjet Next Generation Sequencing (NGS) dhe nëpërmjet metodave kompjuterike që përfshinin analiza statistikore dhe algoritme automatike, kanë identifikuar 25 molekula të vogla RNA-je që ishin shprehur në mënyrë të ndryshme mes grave me preklampsi dhe kontrolleve. Në bazë të molekulave të tilla të RNA-së, kanë zhvilluar më tej një model për klasifikimin e mostrave që parashikojnë preklampsinë.

"Rezultatet tona tregojnë vlerën parashikuese të molekulave të vogla të RNA-së qarkulluese në tremujorin e parë dhe hedhin bazat për të krijuar një instrument të ri diagnostikues të parakohshëm dhe jo invaziv për preklampsinë, që mund të reduktojë rrezikun e vdekjes për nënën dhe fetusin", përfundojnë autorët.

 

Sci Rep. 2018. doi: 10.1038/s41598-018-21604-6
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29467498


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>