Gjinekologji

sht282018

Kontrolli për sifiliz, duhet bërë te të gjitha shtatzënat. Ja, pse...

Në një dokument të publikuar në "Journal of American Medical Association", Task Forca e Shërbimeve Parandaluese (USPSTF) rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna t'i nënshtrohen kontrollit për infeksionin e sifilizit.

"Sifilizi është një infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe sëmundja e patrajtuar te gratë shtatzëna mund t'i ketë kaluar edhe fetusit (sifilizi kongjenital) në çfarëdolloj momenti gjatë shtatzënisë ose në lindje", thotë bashkëautorja dhe anëtarja e USPSTF-së, Susan Curry (Universiteti i Iouas), duke shtuar se sifilizi i lindur lidhet edhe me vdekjen neonatale dhe morbilitetin domethënës te të sapolindurit, si për shembull, deformimet e kockave dhe dëmtimi neurologjik.

Në dhjetëvjeçarin 2002-2012, kërkuesit kanë vënë re një shtim nga 89,8% në 97,2% të normave të kontrollit për sifiliz te shtatzënat, ashtu si edhe një reduktim të përhapjes së sifilizit kongjenital, nga 109,3 në 8,4 raste, në çdo 100.000 fëmijë të lindur.

Në vazhdim, nga viti 2012 deri në vitin 2016 ka pasur një rritje prej 87% të rasteve të sifilizit kongjenital, duke kaluar nga 8.4 në 15 raste për 100.000 lindje dhe në të njëjtën kohë, janë shtuar normat kombëtare të sifilizit te gratë në moshë riprodhuese. Këtu bazohet rishikimi i temës nga ekspertët e USPSTF-së, të cilët në dokumentin në "JAMA" riafirmojnë rekomandimin e klasës A mbi përdorimin e algoritmeve të kontrollit, për të identifikuar saktësisht infeksionin e sifilizit. "Sifilizi kongjenital mund të parandalohet efektivisht nga terapia antibiotike, gjë që mund të zvogëlojë ndjeshëm rezultatet e padëshiruara të shtatzënisë", shkruajnë autorët.

"Trajtimi është më efikas kur bëhet shpejt, ndaj ne rekomandojmë që të gjitha gratë shtatzëna t'i nënshtrohen kontrollit sa më shpejt të jetë e mundur", konfirmon Melissa Simon, anëtare e USPSTF-së dhe docente e obstetrikës dhe gjinekologjisë në Universitetin Veriperëndimor të Çikagos, duke saktësuar se kontrolli për infeksion nga sifilizi te gratë në shtatzëni mund të ketë efekte anësore që kërkojnë një vlerësim klinik, si dhe ankth e dëmtime nga trajtimi me antibiotikë.

"Megjithatë, rreziqet e kontrollit janë të ulëta, në krahasim me përfitimet", përfundon ekspertja.

 

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.11785
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30193283


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>