Gjinekologji

nën282018

Pas ovariektomisë parandaluese, shtohet rreziku për sëmundje renale kronike

Gratë që i nënshtrohen operacionit për heqjen e vezoreve para menopauzës, me qëllim parandalimin e kancerit ovarian, mund të përballen me një rrezik në rritje për sëmundjen kronike të veshkave, sipas një studimi të publikuar në "Journal Clinical of the American Society of Nephrology".

"Ky është studimi i parë që ka treguar një lidhje të rëndësishme midis privimit ndaj estrogjeneve te gratë e reja dhe dëmtimit të veshkave. Gratë që heqin vezoret në mënyrë kirurgjikale përjetojnë një rrezik të rritur afatgjatë për sëmundje kronike të veshkave", thotë Walter Rocca (klinika Mayo), autor kryesor i studimit. Hulumtimet e mëparshme mbi kafshët kanë treguar se estrogjenet kanë efekt mbrojtës te veshkat. Këto hamendësime i kanë shtyrë kërkuesit e Klinikës Mayo për të pyetur se si mund të ndikonte heqja e të dyja vezoreve në funksionimin e veshkave te gratë para menopauzës.

Për të sqaruar këtë çështje, autorët kanë studiuar rreth 1.700 gra të cilat iu nënshtruan ovariektomisë bilaterale para moshës 50-vjeçare dhe para menopauzës, në Minesota, duke i krahasuar ato me sa më shumë gra të tjera, që nuk e kishin ndjekur procedurën. Gjatë rreth 14 viteve të ndjekjes, 211 gra në grupin e ovariektomisë dhe 131 në grupin e kontrollit, kanë zhvilluar sëmundje kronike të veshkave. Pas përshtatjes sipas faktorëve ngatërrues, ovariektomia u shoqërua me një rritje prej 42% në rrezikun e sëmundjes kronike të veshkave.

Rreziku ishte më i lartë mes grave që i ishin nënshtruar ndërhyrjes para moshës 45-vjeçare (110 ngjarje për grupin e ovariektomisë dhe 60 për gratë në grupin e kontrollit) dhe mes  atyre që nuk kanë ndjekur terapi me estrogjene. "Gratë që kanë planifikuar t'i nënshtrohen ovariektomisë bilaterale për të parandaluar kancerin ovarian, duhet të marrin informacionin e duhur në lidhje me rreziqet e mundshme të sëmundshmërisë, të cilat mund të përfshijnë edhe rrezikun e sëmundjes kronike të veshkave", përfundojnë autorët.

 

CJASN 2018.Doi: 10.2215/CJN.03990318
https://cjasn.asnjournals.org/content/early/2018/09/19/CJN.0399031


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>