Gjinekologji

mar142019

Vaksinat në shtatzëni. Recetat rritin normën e imunizimit

Gratë që e marrin vaksinën me recetë, kanë më shumë mundësi që të imunizohen, në krahasim me ato të cilave u këshillohet, por nuk u jepet recetë, ose ato që nuk marrin rekomandime. Veç të tjerave, norma e imunizimit bie te gratë që shqetësohen për efikasitetin e vaksinës dhe që nuk janë në dijeni të nevojës për imunizim në shtatzëni. Duke e përkthyer këtë në shifra, vetëm gjysma e shtatzënave janë vaksinuar kundër gripit gjatë sezonit 2017-2018, sipas një sondazhi të kryer me rreth 1800 gra nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe të publikuar në "MMWR". Veç të tjerave, ndërmjet 700 shtatzënave që i janë përgjigjur sondazhit dhe që kanë lindur një foshnjë të gjallë, vetëm 54% kanë marrë vaksinën joqelizore për tetanosin, difterinë dhe pertusisin (TDAP) në shtatzëni.

"Ata që ofrojnë asistencë shëndetësore mund ta rritin normën e imunizimit duke përshkruar direkt vaksinën ose duke i ftuar pacientët në qendra që mund ta bëjnë këtë dhe duke i informuar mbi sigurinë, efikasitetin dhe nevojën për t'u imunizuar në shtatzëni", konfirmon bashkautorja Carla Black, nga qendra kombëtare për imunizimin dhe sëmundjet respiratore në CDC, duke kujtuar se udhëzimet aktuale rekomandojnë për shtatzënat, qoftë vaksinën kundra gripit, qoftë TDAP. Në një studim të dytë, Sarah New, nga Dega e Imunizimit në Departamentin e Shëndetit Publik dhe kolegët e saj, nxjerrin rezultatet e një sondazhi mbi 66 gra banuese në Kaliforni, fëmijët e të cilave kanë zhvilluar pertusis përpara moshës 4-muajshe, në vitin 2016.

"Pak a shumë, 40% e të intervistuarave ka referuar se është vaksinuar me TDAP në periudhën prenatale, edhe pse një e pesta e tyre e ka marrë jashtë kornizës kohore të rekomanduar, nga java 27-36", shkruajnë autorët, duke shtuar se 25% e 40 grave të pavaksinuara nuk ka marrë as këshilla, as përshkrime me recetë, ndërsa 23%, duke qenë se u është kërkuar vaksinim jashtë klinike, nuk e ka marrë kurrë. "Nëse TDAP nuk është e disponueshme në vend është e rëndësishme që ta dërgojmë shtatzënën aty ku mund ta marrë atë, duke u siguruar me vizita pasuese kontrolli, që vaksina është administruar brenda kohëve të rekomanduara", përfundojnë autorët.


MMWR Morb Mortal Wkly Rep. 2018. doi: 10.15585/mmwr.mm6738a3
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30260946

MMWR Morb Mortal Wkly Rep. 2018. doi: 10.15585/mmwr.mm6738a6
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30260942


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>