Gjinekologji

qer112019

Preklampsia dhe lupusi. Disa karakteristika imunologjike mund të parashikojnë rrezikun

Shtatzënitë e grave të shëndetshme dhe të atyre me lupus, që vijojnë pa komplikacione, kanë karakteristika imunitare të ngjashme mes tyre, të cilat ndryshojnë nga ato të grave me lupus, që në fakt, kanë shtatzëni të komplikuar.

"Gratë me lupus eritematoz sistemik (LES) përballen me një rrezik të shtuar për komplikacione të shtatzënisë, mes të cilave preklampsi, vdekje fetale apo neonatale dhe morbiditet fetal. Identifikimi i grave që mund të kenë komplikacione të tilla, mbetet një sfidë e vështirë", thotë Virginia Pascual (Weill Cornell Medicine, Nju Jork), autore kryesore e studimit të publikuar në "Journal of Experimental Medicine". Kërkuesit kanë dashur të vlerësojnë transkriptomat e pranishme në gjakun e 92 grave me LES, 43 grave të shëndetshme dhe 25 grave të shëndetshme që i janë nënshtruar riprodhimit të asistuar.

- Gratë me shtatzëni të shëndetshme e gratë me LES dhe me shtatzëni të pakomplikuara, kanë shfaqur modele të shprehjes gjenike të njëjta ("të qëndrueshme"), mes të cilave një nën-rregullim (down-regulation) të interferoneve, module limfoide dhe qeliza plazma, si dhe një mbi-rregullim (up-regulation) të neutrofileve dhe të eritropoezës.

- Përkundrazi, gratë me LES, që kanë zhvilluar preklampsi, kanë shfaqur një rregullim të parakohshëm të shenjave të neutrofileve, i lidhur ky me shtimin e neutrofileve imature.

- Gratë me LES, shtatzënitë e të cilave kanë patur komplikacione fetale, kanë shfaqur më shumë shenja të lidhura me interferonin dhe qelizat plazma, ashtu si edhe numër më të lartë të qelizave T CD4+ të aktivizuara.

Parashikimi transkriptiv i bazuar në makineritë learning, ka qenë në gjendje të parashikojë preklampsinë në shtatzënitë me LES, me saktësi mesatare prej 74,2%, krahasuar me 67,8% kur janë përdorur parametra klinikë ose laboratorikë. Përsa iu përket komplikacioneve të tjera, një qasje e ngjashme ka prodhuar një parashikim më pak të saktë.
"Në tërësi, edhe pse është i justifikuar një konvalidim i kohëve të fundit, në kohorte të pavarura, të dhënat tona sugjerojnë se ndryshimet transkriptive të parakohshme në gjakun matern, mund të ndihmojnë për parashikimin e preklampsisë në kontekstin e LES-it. Gjithashtu, ofrojnë një panoramë për studime të ardhshme që bëhen për vlerësimin e këtyre shtigjeve imunologjike dhe për zhvillime terapeutike në përmirësimin e rezultateve të shëndetit për nënat me LES dhe për fëmijët e lindur prej tyre", përfundojnë autorët.


J Exp Med. 2019 Apr 8. pii: jem.20190185. doi: 10.1084/jem.20190185
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30962246


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>