Gjinekologji

qer182019

Shtimi i një ekografie në skrinimin mamar mund të sjellë më shumë dëme sesa përfitime

Kryerja e një ekografie përveç mamografisë në momentin e skrinimit ka shtuar riskun e biopsive pozitive false te gratë me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë për kancerin e gjirit, sipas një kërkimi të publikuar në "JAMA Internal Medicine".
"Është sugjeruar nga shumë vetë që ekografia e brendshme e gjirit është e nevojshme për të integruar mamografinë e skrinimit te gratë me mamelë të dendur, por ende nuk mund të themi se kjo është me të vërtetë një strategji të favorshme", shkruan Janie Lee (Universiteti i Uashingtonit), autore kryesore e studimit.

Lee dhe grupi i saj i punës kanë përdorur të dhënat e dy regjistrave të Breast Cancer Surveillance Consortium, për të krahasuar pritshmëritë e mamografisë së skrinimit me shtimin e ekografisë së kryer në të njëjtën ditë, në krahasim me ato të vetëm mamografisë së skrinimit. Për këtë qëllim janë lidhur 6.081 mamografi të skrinimit me ekografinë shtesë të kryer mbi 3.386 gra, me 30.062 mamografi të skrinimit pa ekografi të shtuar te 15.176 gra, duke përjashtuar pacientët me histori personale të kancerit të gjirit dhe simptoma të vetëraportuara.
Gratë me mamelë të dendur, gratë që ishin më pak se 50 vjeçe dhe gratë me histori familjare të kancerit të gjirit, kanë pasur më shumë probabilitet që të bënin skrinimin me ekografinë e shtuar në krahasim me vetëm mamografinë. Ekzaminimet e skrinimit ekografik janë kryer te 21,4% e grave me një rezultat të riskut në 5 vjet për kancerin e gjirit të lartë ose shumë të lartë (≥2,5%) dhe te 53,6% të grave me një risk të ulët apo mesatar (<1,67%).

Norma e zbulimit të kancerit ka qenë e ngjashme ndërmjet pacienteve që kanë bërë skrinimin me dy ekzaminime (5,4 për 1.000 skrinime), në krahasim me ato që kanë bërë vetëm mamografinë (5,5 për 1.000 skrinime). Në grupin që ka kryer mamografinë dhe ekografinë, janë observuar norma dukshëm më të larta të biopsive pozitive false (52 në krahasim me 22,2 për 1.000 skrinime). Për më tepër, vlera parashikuese e rekomandimeve të biopsisë ka rezultuar në mënyrë të konsiderueshme më e ulët në grupin me ekzaminim të dyfishtë (9,5% në krahasim me 21,4%).
"Këto rezultate sugjerojnë që përfitimet e skrinimit plotësues me ekografi mund të mos kompensojnë dëmtimet që lidhen me to dhe kandidatet e këtij ekzaminimi të dyfishtë, duhen zgjedhur me shumë kujdes", përfundojnë autorët.


JAMA Int Med 2019. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.8372
https://jamanetwork.com/journals/jamainternalmedicine/article-abstract/2728448


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>