Gjinekologji

kor12019

Nutrientët në shtatzëni. Studimi amerikan sinjalizon rreziqet

Një studim i ri amerikan paralajmëron gratë shtatzëna në lidhje me përdorimin e integratorëve. Këto produkte, të përdorura gjatë shtatzënisë, për të ndjekur rekomandimet ushqimore, nuk janë gjithmonë të suksesshme dhe mund të çojnë në tejkalimin e substancave të caktuara, sidomos të acidit folik dhe hekurit.
"Të ushqyerit gjatë shtatzënisë është një çështje kritike jo vetëm për shëndetin e grave, por edhe për shëndetin e fëmijëve gjatë gjithë jetës", shpjegon Regan Bailey (Universiteti Purdue, në SHBA), autori i parë i studimit të botuar në "JAMA Network Open".

Hulumtuesit vlerësuan marrjen e lëndëve ushqyese nga integratorët ushqimorë dhe dietikë të rreth 1,000 grave shtatzëna (20-40 vjeç) në periudhën 2001-2014 dhe më tej, i kanë krahasuar me marrjen dietike të rekomanduar nga Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë Amerikane. Sipas analizës, pothuajse 70% e grave kanë përdorur shtesat ushqimore gjatë shtatzënisë. Pavarësisht nga përdorimi i tyre, të paktën 10% e grave shtatzëna, zakonisht, kanë marrë një sasi të disa lëndëve ushqyese poshtë kërkesës mesatare të vlerësuar: vitaminë A (15.5% e grave), vitaminë B6 (11.5%), vitaminë C (11.5%), vitaminë D (46.4%), vitaminë E (43.3%), magnez (47.5%), kalcium (12.9%), zink (10.9%) dhe acid folik (16.4%).
Nga ana tjetër, është regjistruar një tejkalim në marrjen e kaliumit, kolinës dhe vitaminës K, në 41.7%, 7.9% dhe 47.9% të grave. Përveç kësaj, 95% e tyre kanë tejkaluar nivelin maksimal të tolerueshëm të marrjes së natriumit. Kufiri shpesh është tejkaluar në rastin e acidit folik (33.4%), hekurit (27.9%), por edhe të kalciumit (3.0%) dhe zinkut (7.1%).

"Shtesat mund të jenë të nevojshme për të përmbushur rekomandimet ushqimore për shumicën e grave shtatzëna, megjithatë, rezultatet tona sugjerojnë se formulimet si produkte prenatale mund t'i ndihmojnë gratë të arrijnë sasitë e rekomanduara pa rrezikuar teprime", thotë Bailey.
Mund të jetë i nevojshëm një udhëzues më i mirë dietik për të ndihmuar gratë shtatzëna që të plotësojnë rekomandimet dietike, pa i tejkaluar ato.


JAMA Netw Open. 2019 Jun 5;2(6):e195967. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.5967.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31225890


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>