Gjinekologji

kor242019

Diabeti gjestacional, shton rrezikun tek i linduri

Një kërkim i publikuar në "CMAJ" ka treguar se fëmijët dhe të rinjtë, nënat e të cilëve vuanin nga diabeti gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar për të zhvilluar diabet. Studimet e mëparshme e kanë lidhur diabetin e tipit 1 dhe 2 të prindërve me rrezikun e diabetit te pasardhësit.

"Me këtë studim, tregojmë se diabeti melit gjestacional mund të jetë tregues i rrezikut të diabetit te fëmijët, para moshës 22 vjeçare", shpjegon autori Kaberi Dasgupta (Instituti i Kërkimeve në Universitetin McGill, Montreal). Duke përdorur të dhënat e 73,180 grave nga sigurimi shëndetësor publik i Kebekut, kërkuesit zgjodhën lindjet e vetme midis viteve 1990 dhe 2007 nga nënat me diabet gjestational dhe i përshtatën në mënyrë rastësore, në raport 1:1, me ato nga nënat që nuk kishin vuajtur nga sëmundja gjatë shtatzënisë. Rezultatet treguan se numri i rasteve të diabetit ishte më i madh te fëmijët e grave me diabet gjestacional, me incidencë 4.5 raste, përkundër 2.4 për 10,000 vite/person, respektivisht.

"Kjo lidhje mund t'i stimulojë mjekët, prindërit, fëmijët dhe vetë të rinjtë të marrin në konsideratë mundësinë e diabetit kur fëmijët e lindur nga nënat me diabet melit gjestacional zhvillojnë shenja dhe simptoma të tilla, si: urinimi i shpeshtë, etja anormale, rënia në peshë ose lodhja", sugjeron Dasgupta. Diagnoza e hershme e diabetit është shumë e rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë, pasi rreth një e katërta është bërë në kohën kur kërkohet asistencë për ketoacidozën diabetike, një komplikacion potencialisht kërcënues për jetën.


CMAJ 2019. Doi: 10.1503/cmaj.181001
http://www.cmaj.ca/content/191/15/E410?rss=1


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>