Gjinekologji

gus22019

Ulet numri i grave që i nënshtrohen ekzaminimit pelvik

Gjithnjë e më pak gra i nënshtrohen ekzaminimit pelvik. Falë një analize të Sondazhit Kombëtar të Rritjes së Familjes në SHBA, është vënë re një prirje në rënie në krahasim me vitin e kaluar në ekzekutimin e një kontrolli pelvik, veçanërisht mes grave amerikane të grupmoshës 15-44 vjeç.

"Në vitin 1988, mundësia për të bërë një ekzaminim pelvik ishte më e madhe mes grave të grupmoshës 15-44 vjeç, krahasuar me gratë në çdo periudhë tjetër të studimit", thotë Gladys Martinez, nga Qendra Kombëtare e Statistikave Shëndetësore (NCHS), pjesë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ulja ka të ngjarë të jetë pasojë e mesazheve të ndryshme të viteve të fundit, që e kanë vënë në dyshim vlerën e kontrolleve rutinë pelvike, të kryera si pjesë e një ekzaminimi fizik. Në fakt, në vitin 2012, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandoi një ekzaminim vjetor pelvik për të gjitha gratë, duke nisur nga mosha 21 vjeçare.

Në vitin 2018 rekomandimet ndryshuan dhe ekzaminimi rekomandohet vetëm kur justifikohet nga historia klinike e pacientit ose simptomat. Rezultatet e analizës, të botuara në një raport të shkurtër të të dhënave NCHS gjatë qershorit të kaluar, tregojnë se në periudhën 1988-2017, përqindja e grave që kanë bërë ekzaminime pelvike gjatë 12 muajve të fundit, u ul me 65% në grupmoshën 15-20 vjeç, 57% 21-29 vjeç dhe 6%, në grupmoshën 30-44 vjeç. Në vitin 1988, përqindja e grave të grupmoshës 15-44 vjeç që kishin bërë ekzaminim pelvik në 12 muajt e fundit ishte më e larta (65%) në krahasim me çdo kohë tjetër. Siç dëshmohet nga raporti, ulja ka ndodhur me kalimin e kohës te gratë e grupmoshës 15-20 vjeç dhe tek ato 21-29 vjeç, ndërsa përqindja e grave 30-44 vjeç që bënë ekzaminim pelvik në krahasim me vitin e kaluar, nuk tregoi ndryshime statistikisht domethënëse me kalimin e kohës.

Në periudhën 2015-2017, gratë që iu nënshtruan ekzaminimit pelvik ishin më të shumta ato me ngjyrë (59.5%), ndjekur nga gratë e bardha (53.8%) dhe në fund, nga gratë hispanike (45.4%). Gjithashtu, mundësia për t'iu nënshtruar ekzaminimit, rritet me nivelin e arsimimit, të ardhurave dhe në rastin e sigurimeve shëndetësore private ose publike.

"Këto rezultate mund të përbëjnë një standard referimi për vlerësimin e prevalencës së ekzaminimeve pelvike para udhëzimeve të ACOG-ut, të përditësuara në vitin 2018", përfundon Martinezi.


NCHS Data Brief No. 339, June 2019
https://www.cdc.gov/nchs/products/databriefs/db339.htm


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>