Gjinekologji

gus292019

A e dinë gratë se alkooli është faktor rreziku për kancerin e gjirit? Studimi jep përgjigje...

Sipas një studimi të ri të botuar në "BMJ Open", shumica e grave që i nënshtrohet skrinimit për kancerin e gjirit, nuk e dinë që alkooli është faktor rreziku për sëmundjen. E ulët është gjithashtu aftësia e tyre për të vlerësuar saktë sasinë e alkoolit të pranishëm në pije.
"Mungesa e njohurive në lidhje me sasinë e alkoolit të pijeve që konsumohen zakonisht tregon se shumë gra nuk janë në gjendje të vlerësojnë konsumin e alkoolit", thotë autorja kryesore, Julia Sinclair (Universiteti i Southamptonit, në Mbretërinë e Bashkuar).

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me më shumë se 54,000 raste të reja në vit dhe studime të shumta kanë treguar lidhjen e tij me alkoolin. Duket se konsumi i alkoolit është përgjegjës për 5-11% të rasteve dhe se rreziku rritet, në varësi të dozës. Studiuesit kanë dashur të mësojnë se sa dinë gratë dhe stafi mjekësor për këtë argument.
Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, 2,005 grave britanike, të cilat morën pjesë në skrinimin mamografik ose në vlerësimin e simptomave dhe 30 profesionistëve të shëndetit iu kërkua të rendisin faktorët e rrezikut për kancerin e gjirit. Vetëm 20% e pacienteve dhe 50% e profesionistëve të kujdesit shëndetësor e kanë përfshirë alkoolin në listë. Për më tepër, vetëm 43% e grave që e përdorin atë, kanë qenë në gjendje të përcaktojnë saktë sasinë e pranishme të alkoolit në pije dhe rrjedhimisht, konsumin e tij.
 
Pjesëmarrëset u pyetën gjithashtu se si do të reagonin nëse takimeve të skrinimit do t'u shtohej një 5-minutësh dedikuar informacionit për parandalimin e kancerit. Rreth një e treta ka deklaruar se jo vetëm që është i favorshëm, por se kjo do t'i inkurajonte ato të merrnin pjesë në seanca, ndërsa për asnjërën, kjo nuk ka qenë arsye për të hequr dorë. Kishte gjithashtu dyshime nga ana e personelit shëndetësor në lidhje me diskutimin me pacientët për konsumin e alkoolit nga ana e tyre, për shembull, nga frika se do të duken moralistë, ndërsa shumë prej tyre mendojnë se kjo temë nuk hyn në përgjegjësitë e tyre. Studiuesit besojnë se përdorimi i duhur i këtyre "momenteve mësimore" kërkon trajnimin e duhur të stafit shëndetësor, por edhe një ndryshim të gjerë kulturor në lidhje me alkoolin.

"Janë të nevojshme studime të mëtejshme për të kuptuar se si të integrojmë më mirë një kulturë parandaluese në sistemet aktuale shëndetësore, në mënyrë që të ofrojmë informacione që nuk shoqërohen me gjykime dhe të rrisim vetëdijen për rreziqet e lidhura me konsumimin e alkoolit", përfundon Sinclair.


BMJ Open. 2019 Jun 17;9(6):e027371. doi: 10.1136/bmjopen-2018-027371.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31209091


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>