Gjinekologji

tet22019

Kanceri i gjirit. Rekomandimet e reja mbi kurat parandaluese

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese në SHBA (USPSTF) ka publikuar një rekomandim në favor të trajtimit me tamoxifene, raloxifene dhe inhibitorë të aromatazës për të reduktuar incidencën e kancerit të gjirit te gratë me rrezik të shtuar për sëmundjen dhe mundësi të ulët për efekte të kundërta të lidhura me barnat.

Task forca rekomandon edhe të mos u përshkruhen këto barna grave që nuk kanë një shtim real të rrezikut të kancerit, pasi dobitë në këtë rast do të ishin shumë të vogla. Rekomandimi aplikohet për gratë josimptomatike me moshë 35 ose më shumë vjeçe, përfshi ato me lezione të mëparshme beninje të gjoksit, të analizuara me biopsi. Kjo nuk ka të bëjë ama me gratë që kanë marrë një diagnozë (edhe të mëparshme) të karcinomës mamare ose të karcinomës duktale in situ.

Në realitet, pavarësisht se ekzistojnë tashmë rekomandime në favor të këtyre trajtimeve, ekspertët vënë re se pak mjekë i përshkruajnë ato, edhe për arsyen se gratë u tremben efekteve të tyre anësore. Me këtë qëllim, sigurisht, USPSTF-ja nuk ka harruar të kujtojë se tamoxifene dhe raloxifene janë të lidhura me dëme të lehta/të moderuara, mes të cilave një shtim të rrezikut për evente tromboembolike venoze. Rreziku rezulton më i madh për tamoxifenen, krahasuar me raloxifenen dhe dëmet e mundshme janë më të mëdha te gratë e moshuara, krahasuar me ato më të reja. Ekspertët nënvizojnë edhe se tamoxifene shton rrezikun për kataraktë, përveçse citojnë prova për një lidhje mes përdorimit të inhibitorëve të aromatazës dhe simptomave vazomotore, gastrointestinale, dhimbjes muskulo-skeletike dhe eventeve të mundshme kardiovaskulare, përfshi iktusin.
Në një editorial shoqërues, Lydia Pace (Spitali Brigham i Grave) dhe Nancy Keating, (Shkolla e Mjekësisë Harvard), vlerësojnë rekomandimin duke qenë se ai vë në dukje nevojën për të identifikuar gratë te të cilat dobitë i kapërcejnë dëmet. Megjithatë, mbështesin faktin se provat ekzistuese ofrojnë vetëm një guidë të kufizuar në këtë drejtim.

Në një tjetër editorial të lidhur, të publikuar në "JAMA Oncology", Mary Dalyed dhe Eric Ross (Qendra e Kancerit Fox Chase, në Filadelfia), konfirmojnë se deklarata e re e USPSTF-së, pasqyron tendencat aktuale të mjekësisë së saktësisë, duke mbështetur nevojën për të marrë në konsideratë profilin e rrezikut unik te kandidatet për kimioparandalim dhe për ta trupëzuar këtë informacion kompleks, në modelet e rrezikut, që të mund të personalizohet procesi vendimmarrës.


JamaPublished online September 3, 2019. doi:10.1001/jama.2019.5780
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2749220

JamaPublished online September 3, 2019. doi:10.1001/jama.2019.11885
https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/2749221

JamaPublished online September 3, 2019. doi:10.1001/jama.2019.9689
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2749196

Jama OncologyPublished online September 3, 2019. doi:10.1001/jamaoncol.2019.3785
https://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/fullarticle/2749402


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>