Gjinekologji

nën152019

HPV. Më shumë se 6% e adoleshenteve, kanë ADN virale në kavitetin oral

Sipas një studimi kohorte longitudinal që sapo është publikuar në "JAMA Network Open", nënshkruar nga Nicolas Schlecht (Qendra Gjithëpërfshirëse e Kancerit "Roswell Park", në Bufalo) dhe kolegët, te rreth 6,2% e adoleshenteve seksualisht aktive, haset një pozitivitet i ADN-së së papillomavirusit human (HPV) në kavitetin oral.

Autorët kanë mbledhur në mënyrë të përsëritur kampionë të shpëlarjes së gojës te 1.259 vajza adoleshente aktive, duke zbuluar se aktiviteti i parë seksual është verifikuar në një moshë mesatare 14,8 vjeç dhe se 92,2% e pjesëmarrëseve ka praktikuar seksin oral.
"Një e dhënë interesante është se, pavarësisht nga mosha dhe nga hasja e qëndrueshme e HPV-së cervikale, verifikohet një reduktim i HPV-së orale me kalimin e viteve pas nisjes së aktivitetit seksual", thotë kërkuesi, duke shpjeguar se pjesëmarrëset që kishin marrë një apo më shumë doza të vaksinës HPV kuadrivalente në momentin e rekrutimit, kishin një reagim oral dukshëm më të ulët të HPV-6, HPV-11, HPV-16 e HPV-18, konkretisht të atyre që përmban vaksina, krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar.
"E dhëna është e rëndësishme, duke qenë se HPV-ja është infeksioni seksualisht i transmetueshëm më i zakonshëm tek adoleshentet dhe te të rejat e rritura dhe ai është përgjegjës për zhvillimin e thuajse të gjitha tumoreve cervikale, anale dhe orofaringeale. Gjithashtu, raportet e reja tregojnë se nga viti 1988, deri në vitin 2004, tumoret orofaringeale janë shtuar mbi 200% në SHBA", shkruajnë autorët.

Schlecht-i përfundon: "Duhet të nënvizoj dobinë e dukshme që ka vaksinimi kuadrivalent që rrjedh nga prevalenca e ulët e llojeve të HPV-së që përmban vaksina".
Në një editorial komentues, Rachel Katzenellenbogen (Universiteti i Indianës në Indianapolis), shkruan: "Norma e prevalencës së HPV-së orale së sjellë nga ky studim, përkon me të dhënat më të fundit dhe tregon se normat e ekspozimit ndaj HPV-së janë tipike për kohorte të gjera dhe jo ekskluzive për një qendër klinike urbane. Me aq sa dimë, asnjë studim tjetër nuk ka shqyrtuar deri më tani lidhjen mes vaksinimit dhe mbrojtjes klinike kundër infeksionit nga HPV-ja në kavitetin oral, në veçanti te vajzat e grupeve minoritare dhe te gratë e reja, gjë që i bën edhe më interesante këto rezultate."


JAMA Network Open 2019. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.14031
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2753522

JAMA Network Open 2019. doi: 10.1001/jamanetworkopen.2019.14038
https://jamanetwork.com/journals/jamanetworkopen/fullarticle/2753516


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>