Gjinekologji

dhj32019

Gonorrea dhe klamidia. A i shton rreziqet depilimi i plotë?

Sipas një studimi të ri, të publikuar në "Plos One", depilimi i plotë intim, nuk do ta shtonte rrezikun për sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST), në veçanti, klamidian dhe gonorrenë. Ndonëse, siç thotë autorja e studimit, Jamie Luster (Universiteti Shtetëror i Ohajos), nuk ka një arsye të qartë biologjike për të besuar se depilimi (me rrojë apo dyll), mund të shtonte rrezikun për këto sëmundje, studime të mëparshme kishin sugjeruar një lidhje mes tyre.

"Rezultatet tona nuk e mbështesin nevojën për ndërhyrje të shëndetit publik apo klinik, për t'u përballur me eliminimin e qimeve pubike, si një faktor rreziku për klamidian dhe gonorrenë ekzistuese", konfirmon Lusteri. Në të njëjtën kohë, studimi nënvizon nevojën për veprime, me qëllim reduktimin e rrezikut për SST. Në fakt, vlerësohet se klamidia dhe gonorrea janë dy infeksionet më të përhapura në SHBA (2,86 milionë infeksione të reja nga klamidia dhe 820.000 nga gonorrea, çdo vit), mbi të gjitha mes adoleshentëve dhe të rinjve.
Mes 214 studenteve universitare të rekrutuara për studimin, rreth 10% kanë rezultuar pozitive në testin për njërin nga infeksionet. Përmes një pyetësori mbi sjelljet seksuale dhe praktikat e depilimit, është vlerësuar se 98% e tyre e depilonin zonën intime.
Gjithashtu, 53% ka pranuar se ka bërë depilim total të qimeve pubike të paktën një herë në javë gjatë vitit të fundit dhe 18%, të paktën 6 herë gjatë muajit të fundit. Kërkuesit ama nuk kanë gjetur ndonjë lidhje mes këtij depilimi ekstrem dhe pranisë së infeksioneve nga klamidia apo gonorrea.
"Ky studim përmirëson kërkimet e mëparshme duke sjellë në vëmendje konsideratën për faktorë të mundshëm ngatërrues që përfshijnë frekuencën seksuale, të ardhurat, racën dhe moshën", shpjegon autorja kryesore, Maria Gallo. Gjithashtu, studimi i ri bazohet në testet e laboratorit për të konfirmuar praninë e infeksionit dhe jo mbi sinjalizimet e pacientëve, siç ka ndodhur në kërkime të tjera.
"Në studimet e mëparshme, pjesëmarrëset janë pyetur nëse kanë patur ndonjëherë SST, por nuk është vlerësuar nëse kanë patur në momentin e sondazhit. Kjo e bën të vështirë lidhjen mes zakoneve të depilimit të këtij momenti dhe SST-ve", përfundon Lusteri.


PLoS One. 2019 Sep 4;14(9):e0221303. doi: 10.1371/journal.pone.0221303.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31483828


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>