dhj122019
Skleroza e shumëfishtë. Më pak përsëritje për gratë që ushqejnë fëmijët me gji
Ushqyerja me gji do të kishte efekt pozitiv për nënën, në lidhje me pasojat e sklerozës së shumëfishtë pas lindjes, sipas një studimi të publikuar në "Jama Neurology".
"Pasojat e sklerozës së shumëfishtë, priren të pakësohen gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, por shtohen në tre muajt pas lindjes, periudhë në të cilën vuajnë deri në 30% e grave", thotë Kristen Krysko (Universiteti i Kalifornisë), autore kryesore e punimit. "Gratë, janë shpesh të detyruara të ndërpresin ushqyerjen me gji për t'iu rikthyer terapive që modifikojnë sëmundjen. Pavarësisht studimeve të shumta vëzhguese, nuk ka dakordësi mbi faktin nëse ushqyerja me gji është e lidhur me një reduktim të rrezikut për përsëritje", vazhdon ekspertja që, së bashku me kolegët, është thelluar në argument përmes një rishikimi sistematik të literaturës dhe një metaanalize.
Kërkuesit kanë identifikuar 24 studime në një numër të përgjithshëm prej 2.974 grash dhe 16 prej këtyre janë përfshirë në metanalizë. Kështu, analiza e të dhënave ka treguar një normë të përsëritjeve të sëmundjes, përgjithësisht të reduktuar, te 43% e grave që ushqenin me gji, krahasuar me ato që nuk e bënin. Lidhja më e fortë është vëzhguar në studime me ushqyerje ekskluzive me gji, krahasuar me ato me ushqyerje me gji jo ekskluzive, ndonëse në të dyja llojet e ushqyerjes me gji, sidoqoftë, është shfaqur një lidhje e tillë. Autorët kanë vënë re një heterogjenitet të moderuar mes studimeve, që është shpjeguar duke iu referuar normës së ndryshueshme të përsëritjes para shtatzënisë, gjatësisë së ndjekjes post partum dhe vitit të publikimit. Studimet janë vlerësuar sipas riskut të anshmërisë, nga të moderuar në të rëndë; gjithsesi, analiza e ndjeshmërisë, që ka përfshirë vetëm punime me cilësi të moderuar, ka rezultuar koherente me një efekt mbrojtës të ushqyerjes me gji.
"Këto rezultate sugjerojnë ushqyerja me gji ka efekt mbrojtës, por do të jenë të nevojshme studime të të tjera shumë cilësore, që synojnë të imitojnë një studim me përzgjedhje rastësore", përfundojnë ekspertët.
Jama Neurology 2019. Doi: 10.1001/jamaneurol.2019.4173
https://doi.org/10.1001/jamaneurol.2019.4173