Gjinekologji

shk102020

Kanceri i gjirit. Anestezia e përdorur ndikon në zhvillimin e metastazave

Sipas një studimi të ri të zhvilluar nga kërkuesit e Qendrës së Kancerit në Universitetin "Stony Brook" dhe të publikuar në "Nature Communications", zgjedhja e anestezisë gjatë ndërhyrjes për heqje të kancerit të mamelës mund të ndryshojë procesin metastatik të sëmundjes, duke ndikuar në citokinat dhe në mikroambientin përreth.

"Pas rezeksionit kirurgjik të tumoreve të ngurta, mund të hasim metastaza dhe ato janë shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri. Sidoqoftë, roli i anestezikëve të përdorur gjatë operacionit në metastazat e kancerit dhe mekanizmat themelorë, mbetet kryesisht të panjohur", shpjegon Jun Lin, autori kryesor i studimit. Për t'u thelluar në këtë çështje, studiuesit analizuan dy modele të kancerit të gjirit te minjtë, njëri me origjinë murine dhe tjetri me origjinë njerëzore, duke vëzhguar një ngarkesë më të madhe metastatike në mushkëri pas operacionit të rezeksionit të tumorit me anestezikun sevoflurane, në krahasim me atë me propofol.
Sevoflurane shkaktoi rritjen e nivelit të IL-6 në serum, gjë që aktivizoi STAT3 dhe infiltrimin e qelizave mieloide CD11b + në mushkëri. Ndërprerja e rrugës IL-6/JAK/STAT3 nga ana e një frenuesi JAK AZD1480 përmbysi efektin pro-metastatik të sevofluranes dhe shtimin e lidhur me të, të dy qelizave të aktivizuara STAT3 dhe CD11b + të infiltruara në modelin e tumorit murin.

Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit mund të shërbejnë si udhëzues për hartimin e studimeve klinike të synuara për të optimizuar zgjedhjen e anestezisë gjatë kirurgjisë së karcinomës mamare, në mënyrë që të arrihen rezultatet më të mira afatgjata. "Studimi ynë jo vetëm zbulon mekanizmin që qëndron pas hipotezës se sevoflurane favorizon metastazat në mënyrë të veçantë, por gjithashtu nxjerr në pah një ndërhyrje premtuese për të kapërcyer rrezikun në rast të anestezisë së përgjithshme me këtë medikament", përfundojnë autorët.


Nature Comm 2020. Doi: 10.1038/s41467-019-14065-6
https://doi.org/10.1038/s41467-019-14065-6


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>