Gjinekologji

gus32020

Covidi në shtatzëni, ndikon në fluksin e gjakut mes nënës dhe fëmijës

Një studim i botuar në "American Journal of Clinical Pathology" që analizoi placentat e 16 grave shtatzëna me Covid, zbulon një reduktim të fluksit hematik në uterus mes nënave dhe bebeve, duke sugjeruar një ndërlikim të mëtejshëm të infeksionit Sars-CoV -2. "Shumica e foshnjave kanë lindur pas shtatzënive normale, kështu që ne nuk prisnim të gjenim anomali të placentare", thotë bashkëautori Jeffrey Goldstein, profesor i asociuar i anatomisë patologjike në Universitetin Veriperëndimor Feinberg, duke shtuar se rezultatet, megjithëse të kufizuara, nuk duket se sugjerojnë efekte negative te të lindurit, por rekomandojnë monitorim të ngushtë të grave shtatzëna, që rezultojnë pozitive me Covid.

Të 16 pjesëmarrëset, ishin pozitive për infeksionin Sars-CoV-2. Pesë prej tyre nuk kishin patur fare simptoma, ndërsa pjesa tjetër ishin simptomatike në kohën e lindjes. "Pesëmbëdhjetë gra lindën foshnje të gjalla në tremujorin e tretë, ndërsa e fundit pësoi abort në tremujorin e dytë. Duke qenë asimptomatike, ne nuk e dimë nëse virusi shkaktoi abortin apo nëse ai nuk ishte i lidhur me të", shkruajnë studiuesit, duke përshkruar katër aborte të tjera të mëparshme spontane në gratë shtatzëna me Covid pozitiv, simptomatike, që në tre nga katër raste kishin inflamacion të rëndë placentar.
"Të gjitha foshnjat e porsalindura ishin të shëndetshme dhe lindën në kohën e tyre, por vëzhgimet tona flasin për një bllokim të një pjese të madhe të rrjedhës së gjakut në të gjitha placentat, të cilat në shumë raste ishin më të vogla sesa duhet të ishin", rifillon Goldstein. Më tej, ai përfundon: "Kapaciteti funksional i placentës e tejkalon shumë aktivitetin e saj të vërtetë. Me fjalë të tjera, edhe sikur të funksiononte përgjysmë, fetusi, në shumicën e rasteve, nuk do të kishte probleme. Megjithëkëtë, të dhënat tona tregojnë se disa shtatzëna mund të rrezikohen nga infeksioni viral", përfundojnë autorët.


Am J Clin Pathol 2020. Doi: 10.1093/ajcp/aqaa089
https://doi.org/10.1093/ajcp/aqaa089


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>