Gjinekologji

jan192021

Kanceri endometrial. Një kombinim i ri barnash për format e përparuara

Sipas një studimi të botuar në "Journal of Clinical Oncology", kombinimi i karboplatinës me paclitaxelin (Tc) pritet të bëhet trajtimi standard global i vijës së parë për kancerin e përparuar të endometrit. Kombinimi nuk ishte inferior ndaj paclitaxel-doxorubicin-cisplatinës (Tap) përsa i përket përgjigjes, mbijetesës pa përparim dhe mbijetesës së përgjithshme dhe ofroi përfitimin e toksicitetit më të ulët. "Mbijetesa e përgjithshme tregoi një mesatare prej 37 muajsh për Tc dhe 41 muaj për Tap dhe kishte më shumë ngjarje anësore të gradës së tretë, ose më të lartë me Tap", tha David Miller, nga Universiteti i Teksasit, autori kryesor i studimit.

Studiuesit regjistruan 1,381 gra me tumore endometriale të stadit III, IV dhe të përsëritura dhe i trajtuan ato me doxorubicinë dhe cisplatinë (dita 1), e ndjekur nga paclitaxeli (dita 2) me faktor stimulues të kolonisë së granulociteve ose paclitaxel dhe carboplatin (dita 1) çdo 21 ditë, për shtatë cikle. Pas përfundimit të trajtimit, pacientët kontrolloheshin çdo tre muaj për dy vjet, çdo gjashtë muaj për tre vjet dhe më pas çdo vit, deri në vdekje. Rreth dy të tretat e pacienteve vdiqën dhe 28 për qind mbetën gjallë, pa shenja të kancerit. Ekspertët vëzhguan një mbijetesë mesatare pa përparim për Tap kundrejt Tc-së, prej 14 muajsh kundrejt 13 muajve dhe një mbijetesë të përgjithshme prej 41 muajsh, kundrejt 37 muajve.
Lidhur me ngjarjet anësore, ethet neutropenike u raportuan në 7% të pacienteve që morën Tap dhe në 6% të atyre që morën Tc. Shkalla e neuropatisë sensoriale ishte më e lartë mes pacienteve që morën Tap (26% kundrejt 20%), ashtu si dhe norma e trombocitopenisë së gradës ≥ 3 (23% kundrejt 12%), të vjella (7% kundrejt 4 %), diarre (6% kundrejt 2%) dhe toksicitet metabolik (14% kundrejt 8%). Sidoqoftë, shkalla e neutropenisë ishte më e lartë me Tc. Cilësia e jetës u vlerësua në fillim dhe më pas në gjashtë javë, 15 javë dhe 26 javë. Në gjashtë javë, grupi Tc kishte rezultate më të larta përsa i përket mirëqenies fizike dhe mirëqenies funksionale, por nuk kishte dallime statistikisht të rëndësishme midis grupeve në 15 dhe 26 javë. Simptomat neurotoksike ishin të vogla për pacientët në grupin Tc në 26 javë, por jo në 6 dhe 15 javë.


JCO 2020. Doi: 10.1200/JCO.20.01076
http://doi.org/10.1200/JCO.20.01076


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>