Gjinekologji

jan262021

Vaksinat Covid dhe rreziku për infertilitet. Ekspertët amerikanë kthejnë përgjigje

Nuk ekziston asnjë provë që vaksinat Covid-19 shkaktojnë infertilitet. Megjithatë, ky shqetësim ka bërë që disa profesionistë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të ngurrojnë për t'u vaksinuar. Një reagim befasues, sipas Jill Fosterit, nga Universiteti i Minesotës, pasi disa njerëz besojnë se Covid-19 nuk ekziston, ose se nuk është më i keq se gripi dhe kanë përhapur teori konspirative në lidhje me vaksinat. Duket se ideja që vaksinat kundër Covid-19 shkaktojnë infertilitet vjen nga Wolfgang Wodarg, mjek dhe epidemiolog gjerman, i cili së bashku me një ish-punonjës të Pfizerit i kërkuan EMA-s me një peticion (shpërndarë në blogje, në site anti-vaksinimi dhe media sociale, që më vonë u hoq nga Facebook-u) që të shtynte në kohë studimin dhe miratimin e vaksinës Pfizer/Biontech.

Në themel të pretendimit është se një përbërës i rëndësishëm i placentës së gjitarëve, proteina syncitin-1, ka tipare gjenetike të ngjashme me një pjesë të proteinës kunj. Nëse formohen antitrupa kundër proteinës syncitin-1, sipas Wodargut, trupi e sulmon atë duke e bërë gruan jofertile. Por, siç shpjegon Fosteri, dy proteinat nuk ndajnë mjaftueshëm kod gjenetik për t'i bërë ato të përputhshme. Nuk ka gjithashtu të dhëna për të mbështetur tezën e Wodargut në studimet e vaksinave Pfizer që përfshinë mbi 37,000 njerëz, në të cilat gratë shtatzëna u përjashtuan dhe ku 23 ngelën shtatzënë, 12 në grupin e vaksinave dhe 11 në grupin e placebos, që po ndiqen ende. Sipas Paul Offit, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia, duhet marrë në konsideratë se 70 milionë amerikanë (20% e popullsisë) e kanë kaluar infeksionin dhe nga statistikat e infertilitetit nuk rezulton prodhimi i këtyre antitrupave.

"Nëse infeksioni natyror nuk ndikon në pjellori, pse duhet ta bëjë një vaksinë?", tha Offiti, i cili shpjegoi se çfarë ndodh me disa vaksina: për shembull, ajo kundër fruthit mund të çojë në këputje të enëve të vogla të gjakut, ashtu siç bën sëmundja. Sidoqoftë, pranohet mungesa e të dhënave afatgjata të sigurisë, megjithëse deri më sot duket se më i keqi mund të jetë reagimi i rëndë alergjik, që është i rrallë dhe i shërueshëm. Kjo është arsyeja pse CDC-të rekomandojnë shmangien e vaksinimit për njerëzit alergjikë ndaj disa përbërësve, të tilla si polysorbate dhe Peg. Mbetet e paqartë nëse sindroma e Bellit, që në studime është shfaqur lehtësisht më shpesh te të vaksinuarit, është efekt i vaksinës, rezultat i së cilës dihet se, për shkak të reagimit të trupit, mund të jetë edhe lodhja dhe ethet.

 

Medscape
https://www.medscape.com/viewarticle/944011 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>