Gjinekologji

shk242021

Sëmundja koronare e zemrës. Diabeti nën moshën 65-vjeçare është faktor i lartë rreziku

Gratë e grupmoshës 45-65 vjeçe, që vuajnë nga diabeti, kanë një rrezik dhjetë herë më të madh për zhvillim të sëmundjes koronare të zemrës sesa ato të moshës së ngjashme, pa diabet, sipas një studimi të botuar në "Jama Cardiology". "Gratë e reja janë një grup i rëndësishëm demografik dhe ne nuk e kuptojmë pse rreziku i vdekjes është më i lartë për ato. Mos ndoshta po na shpëtojnë faktorët e rrezikut? Na duhen përgjigje për të ndërhyrë", thotë Sagar Dugani, nga Klinika Mayo në Rochester, autori kryesor i studimit.

Kërkuesit studiuan të dhënat e 28,000 grave mbi 45 vjeçe, pa sëmundje kardiovaskulare, për një periudhë mesatare prej 21,4 vjetësh. Më tej, vlerësuan nëse faktorët e rrezikut dhe 50 bioshenjues, përfshirë lipidet, trigliceridet, lipoproteinat, shënjuesit inflamatorë dhe metabolikë, të matur gjatë hyrjes në studim, ishin të lidhur me fillimin e sëmundjes së arterieve koronare në katër grupmosha (nën 55 vjeç, 55 deri 65, 65 deri 75 dhe mbi 75). Te gratë nën moshën 55 vjeç, prania e diabetit shoqërohej me një rrezik dhjetëfish më të lartë për sëmundje koronare të zemrës, një rrezik që u ul pak, me rritjen në moshë. Faktorë të tjerë të rëndësishëm të rrezikut në këtë grup përfshinin sindromën metabolike, hipertensionin, mbipeshën dhe pirjen e duhanit. Duke ekzaminuar bioshenjuesit e ndryshëm, autorët zbuluan se rezultati LPIR [i cili përfshin një kombinim të ponderuar të gjashtë masave të lipoproteinave të lidhura me përqendrimin dhe sasinë e lipoproteinave me densitet të lartë (HDL), lipoproteinave me densitet të ulët (LDL) dhe lipoproteinave të pasura me trigliceride], ka treguar lidhje më të fortë me rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës te gratë më të reja.

Megjithëse klasifikohet si shënjues metabolik dhe përdoret në kontekstin e hulumtimit, kjo vlerë nuk është përdorur ende në mënyrë rutinë, por ofron një matje më të mirë të gjithanshme të profilit të lipoproteinave në rezistencën ndaj insulinës sesa bioshënjuesit tradicionalë, të cilët kanë lidhje dukshëm më të dobëta me sëmundjet koronare të zemrës te gratë më të reja, sesa rezultati i LPIR-së. Mjafton të themi se rezultati i LPIR-së shoqërohej me një rritje prej 600% të rrezikut të sëmundjes krahasuar me kolesterolin LDL, i cili ishte i lidhur me një rritje prej 40% të rrezikut në këtë nëngrup.

 

JAMA Cardiology 2021. Doi: 10.1001/jamacardio.2020.7073
http://doi.org/10.1001/jamacardio.2020.7073


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>