Gjinekologji

mar182021

Depresioni post-partum është i lidhur me faktorët ambientalë

Format depresive post-partum (PPD) të hershme dhe të vonshme shfaqin modele të dallueshme korrelacioni me faktorë të ndryshëm sociodemografikë, psikopatologjikë dhe traumatologjikë, të paktën sipas konkluzioneve të një studimi të botuar në "British Journal of Obstetrics and Gynaecology", me nënshkruese të parë Sarah Tebeka nga Departamentit i Psikiatrisë në Spitalin Louis Mourierdi Colombes, në Francë.

"Qëllimi i studimit ishte të identifikonte faktorët e rrezikut për PPD nga një gamë e gjerë ndryshoresh, duke përfshirë karakteristikat sociodemografike, traumat e fëmijërisë, ngjarjet stresuese gjatë shtatzënisë dhe historinë e çrregullimeve psikiatrike personale dhe familjare, duke vlerësuar rolin e secilit faktor në rrezik në secilën prej dy formave të PPD-së", shkruajnë studiuesit, të cilët hartuan një studim rast-kontroll në brendësi të një studimi kohorte perspektiv, gjatësor që ka përfshirë tetë reparte të maternitetit në zonën metropolitane të Parisit, Francë. "Qendrat pjesëmarrëse përzgjodhën 3,310 gra që kishin lindur në periudhën nëntor 2011-qershor 2016 dhe brenda këtij grupi u zgjodhën rastet me PPD të hershme apo të vonshme, duke i krahasuar ato me një grup kontrolli të pjesëmarrëseve pa PPD", shpjegon Tebeka, që së bashku me kolegët, vlerësuan përparimin e formave depresive post-partum të hershme dhe të vonshme, dy muaj dhe një vit pas lindjes. Nga rezultatet e marra del se ngjarjet stresuese të përjetuara në shtatzëni, jo vetëm që kanë një korrelacion dozë-përgjigje me të dyja format e PPD-së, por që çdo ngjarje shtesë shton rrezikun.

Me fjalë të tjera, modelet statistikore me shumë ndryshore tregojnë se PPD-ja e hershme lidhet në mënyrë të pavarur me raste të neglizhencës emocionale në fëmijëri, sëmundjeve bashkëshoqëruese të zhvilluara në shtatzëni dhe një historie depresioni të kaluar. Anasjellas, PPD-ja e vonë lidhet në mënyrë të konsiderueshme me një gjendje papunësie, abuzim emocional të pësuar në fëmijëri, çdo këshillim urgjent mjekësor në shtatzëni, komplikacione të rënda pas lindjes dhe një histori personale dhe familjare të çrregullimeve të humorit. "Këto rezultate mund të kenë pasoja të rëndësishme në aspektin e personalizimit të ndërhyrjeve specifike parandaluese dhe terapeutike", përfundon Tebeka.

 

British J Obstet Gynaec 2021. Doi: 10.1111/1471-0528.16688
https://doi.org/10.1111/1471-0528.16688


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>