Gjinekologji

tet42021

Menopauza e parakohshme, tregues i mundshëm i rrezikut të shtuar për arteriosklerozë kardiovaskulare

Menopauza e hershme mund të jetë një shenjë paralajmëruese për të vlerësuar më mirë peshën e faktorëve tradicionalë të rrezikut kardiovaskular në rritjen e mundësive për të pasur një infarkt apo iktus brenda 10 vjetësh. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim grupi botuar në JAMA Cardiology, me autore kryesore Priya Freaney (Departamenti i Mjekësisë Parandaluese në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg në Çikago).

"Menopauza e parakohshme mund të jetë një shenjë që i paralajmëron kardiologët t'iu kushtojnë vëmendje të veçantë faktorëve tradicionalë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare aterosklerotike (ASCVD)", shkruajnë autorët, të cilët ekzaminuan 5,466 gra afro-amerikane dhe 10,584 gra kaukaziane që vinin nga grupe të ndryshme studimi të popullsisë amerikane,  përfshirë Women's Health Initiative, nga të cilat 951 dhe 1,039, ishin përkatësisht në menopauzë të parakohshme (informacion i vetëraportuar). "Udhëzimet e vitit 2019, të hartuara nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë/Shoqata Amerikane e Zemrës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, e njohin menopauzën e parakohshme si një faktor në shtimin e rrezikut kardiovaskular te gratë nën 40 vjeçe", vazhdon studiuesi, duke specifikuar se te gratë afrikane, shkalla e menopauzës së parakohshme ishte afërsisht dyfish më e lartë sesa te gratë kaukaziane, përkatësisht 17.4% dhe 9.8%. Por jo vetëm kaq: të dhënat e mbledhura tregojnë se menopauza e parakohshme lidhet ndjeshëm me ASCVD-në në të dyja popullatat, pavarësisht nga faktorët tradicionalë të rrezikut: një rrezik 24% dhe 28%, më i lartë, përkatësisht, në të dyja grupet.

Dhe, Christie Ballantyne, drejtoreshë e qendrës për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Houston, Teksas, komenton: "Menopauza e parakohshme mund të përkeqësojë faktorët tradicionalë të rrezikut për CVD. Ky është një shpjegim i mundshëm. Tjetri është se gratë në rrezik të lartë për ASCVD, në mbipeshë dhe hipertensive, me një prevalencë më të lartë të diabetit rezistent ndaj insulinës, kanë më shumë gjasa për të pasur menopauzë të hershme".


JAMA Cardiology 2021. Doi: 10.1001/jamacardio.2021.3490
http://doi.org/10.1001/jamacardio.2021.3490 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>