Gjinekologji

dhj122022

Shtatzënia. Lezionet e nënës ndikojnë në zhvillimin neurologjik të fëmijëve

Sipas një studimi të publikuar në Jama Pediatrics, pësimi një lezioni të paqëllimshëm gjatë shtatzënisë lidhet me një rrezik më të lartë për paralizë cerebrale te fëmijët, veçanërisht tek ata të cilët ekspozohen ndaj traumave më të rënda, pra lezionet të cilët shkaktojnë hospitalizim të nënës apo lezionet që e çojnë atë në lindje brenda një periudhe afatshkurtër.

Lezionet e marra gjatë shtatzënisë janë treguar se ndikojnë negativisht si te nëna ashtu edhe te fetusi, por mungojnë provat afatgjata në lidhje me zhvillimin neurologjik të fëmijëve. Kështu, një ekip hulumtuesish kanadez kreu një studim të grupit gjatësor të bazuar në popullatë në të cilin u përfshinë më shumë se 2.1 milionë foshnja të lindura pas 20 javësh shtatzënie në një sistem shëndetësor në Ontario në periudhën 1 prill 2002-31 mars 2017, të cilat më pas u ndoqën deri në fund të marsit 2018.

Në terma të përgjithshëm, 3.9% e foshnjave ishin ekspozuar ndaj një lezioni të paqëllimshëm të nënës në mitër. Gjatë një ndjekjeje mesatare prej 8 vitesh, 5,317 (0.3%) foshnja u diagnostikuan me paralizë cerebrale, nga të cilët 292 (5.5%) ishin ekspozuar ndaj lezionit të nënës.

Një incidencë mesatare e paralizës cerebrale prej 4.36 dhe 2.93 për 10,000 fëmijë/vjeç u llogarit përkatësisht në grupin e ekspozuar ndaj lezionit dhe grupin e paekspozuar. Në një analizë të rregulluar për karakteristikat sociodemografike dhe klinike të nënës, grupi i ekspozuar ndaj lezionit krahasuar me grupin e paekspozuar kishte një rrezik mesatarisht të rritur për paralizë cerebrale (raporti i rrezikut 1.33).

Për më tepër, studiuesit zbuluan se lezionet që çuan në hospitalizim të nënës ose lindje brenda javës në vijim jepnin rreziqe më të larta: raportet e rregulluara të rrezikut ishin përkatësisht 2.18 dhe 3.4.

"Udhëzimet aktuale për menaxhimin e lezioneve te pacientet shtatzëna fokusohen vetëm në monitorimin e statusit të fetusit menjëherë pas lezionit, me pak vëmendje ndaj efekteve të tij afatgjata te pasardhësit. Duke ofruar prova për lidhjet e mundshme afatgjata të dëmshme të ekspozimit ndaj lezioneve gjatë shtatzënisë, këto gjetje sugjerojnë që monitorimi i foshnjave të ekspozuara ndaj lezionit në mitrën e nënës mund të kontribuojë në diagnostikimin e hershëm të rezultateve negative neurozhvillimore dhe në këtë mënyrë të ofrojë menaxhimin optimal dhe të mbështetjes së nevojshme", përfundojnë studiuesit.

 

Jama Pediatrics 2022. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2022.4535
https://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2022.4535


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>