Mjekësi e përgjithshme

tet192015

Vonesat në vaksinim te fëmijët: shtohet risku për konvulsione

Sipas një studimi të publikuar në revistën "Pediatrics", risku për të pasur konvulsione rritet në rastet kur vaksinat shtyhen pas 15 muajve të parë të jetës. "Rrisku është i ulët dhe konvulsionet nuk zgjasin në kohë pra janë pothuajse të padëmshme, por këto të dhëna sugjerojnë që të mos vonohet imunizimi", thotë Simon Hambidge, profesor i pediatrisë në Universitetin e Kolorados në Denver dhe autori kryesor i artikullit.

Vaksinat në fjalë janë kombinimet Fruth-Parotide- Rubeolë (MMR), dhe më e reja MMR-variçelë. Në këto raste Centers for Disease Control and Prevention (CDC) rekomandojnë një dozë fillestare të vaksinës në moshën 12 dhe 15 muaj, e ndjekur nga një dozë e dytë në moshën 4-6 vjeç. "Injeksioni i MMR mund të shkaktojë temperaturë, që shfaqet kryesisht brenda 7-10 ditësh, në 5% të fëmijëve dhe konvulsione febrile 1 në 4000 raste. Por nëse imunizimi shtyhet për në moshën 16-23 muaj gjërat ndryshojnë rrënjësisht dhe risku për episode konvulsive të lidhura me rritjen e temperaturës nga vaksina dyfishohet", shprehet Hambidge, duke shtuar se pavarësisht kësaj, probabiliteti për të bërë konvulsione mbetet shumë i ulët. Krizat zgjasin 1-2 minuta duke provokuar alterim të vetëdijes, tremor dhe mundësi për të humbur kontrollin e sfinkterave.

"Por rreziku ekziston sepse shumë prindër për skepticizëm ose motive të tjera nuk ndjekin udhëzuesit e CDC, duke e shtyrë vaksinimin.  Për të arritur në këto konkluzione kanë studiuar skedat e imunizimit të 323.000 fëmijëve në SHBA. Është e mundur që sistemi imunitar i fëmijëve më të rritur të ketë reaktivitet më të lartë duke shfaqur temperaturë për të kundërshtuar veprimin e mikroorganizmave prezentë në vaksina. Dhe kalimi nga temperatura te krizat konvulsive është shumë i lehtë",  përfundon pediatri.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>